Kosova
Von Cramon: E paligjshme hyrja e forcave serbe në territorin e Kosovës dhe lidhja e policëve si kriminelë lufte
Von Cramon, “ndërkombëtarja” e parë që e pranon se tre policët u kapën brenda Kosovës
Raportuesja e Bashkimit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, është e para nga bashkësia ndërkombëtare që ka pranuar se tre zyrtarët policorë janë kapur nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës. BE dhe KFOR e kanë kualifikuar si “arrestim” kidnapimin e policëve dhe kanë thënë se po presin nga NATO mbledhjen e informacioneve, përcjell albinfo.ch.
SHBA ka kërkuar lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të policëve. Në një reagim në Twitter që ka bërë mbrëmë, Cramon ka thënë se është e paligjshme hyrja e forcave speciale të Serbisë në territorin e Kosovës dhe “lidhja e policëve si kriminelë lufte”.
Zyrtarja evropiane ka thënë se në bazë të informacionit të qasshëm, zyrtarët policorë të Kosovës nuk kanë lëvizur makinat e tyre, por kanë ecur në këmbë në zonën kufitare me Serbinë.
“Edhe nëse ky operacion i nënshtrohet ligjërisht një njoftimi, është e paligjshme që të hysh në territorin e Kosovës me forcat speciale të Serbisë dhe të lidhësh zyrtarët policorë si kriminelë lufte, dhe t’i dërgosh në Beograd”, ka shkruar ajo.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit










