Sport
Vokrri qetëson Zvicrën: „Nuk ua marrim Shaqirin“
Kryetari i Federatës kosovare përjashton kategorikisht çfarëdo angazhimi të organizatës së tij në atë drejtim
Kryetari i Federatës Kosovare të Futbollit, Fadil Vokrri ndodhet në Zvicër. Ai po qëndron këto ditë këtu, gjatë mbajtjes së konferencës së komitetit ekzekutiv të Fifa-s në Cyrih, ku po bën lobim për pranimin e Kosovës në këtë organizatë.
Në një bisedë për portalin blick.ch, Vokrri ka pranuar se sa i përket pranimit të Kosovës në Federatën Botërore të Futbollit ende “shumëçka është pezull”. Por, ka shtuar ai, “synimi im personal është që ne të mund të marim pjesë në kualifikimet për Kampionatin Evropian të futbollit që mbahet në vitin 2016 në Francë”. Këto kualifikime fillojnë në vjeshtën e vitit 2014.
Biseda me ish futbollistin e madh kosovar nuk ka pasur si të mos fokusohet në çështjen më shqetësuese për opinionin zviceran, frikën se Kosova “do t`ia marrë Zvicrës” yjet si Shqairi, Xhaka e Behrami. Vokrri ua heq merakun menjëherë zviceranëve, duke përjashtuar kategorikisht çfarëdo angazhimi të federatës së tij në atë drejtim.
“Ne nuk do t`i nxisim ata kurrë (për të lëshuar kombëtaren zvicerane). Nuk do t`u dërgojmë atyre ofertë për të luajtur ndeshje për kombëtaren tonë, duke i joshur. Fifa ende duhet të vendosë nëse ata kanë fare të drejtë t`i ndërrojnë skuadrat kombëtare. Ne nuk do të bëjmë përpjekje ofensive për t`i përfituar. Vendimin, natyrisht, do ta marrin ata vetë”.
Në bisedë inkuadrohet edhe Flamur Bunjaku, që jeton prej 20 vitesh në Zvicër dhe është anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ai kujdeset për futbollistët shqiptarë të Kosovës që luajnë jashtë vendit. Në lidhje me Shaqirin e Xhakën me shoqëri, Bunjaku përforcon edhe më shumë qëndrimin e shprehur nga Vokrri.
“Sa i përket kësaj, nuk ka vend për shqetësim. Unë vë bast se ata do të vazhdojnë të luajnë për Zvicrën. Është më mirë për Kosovën nëse këta futbollistë angazhohen edhe më tutje për Zvicrën, sepse ata janë shembuj të mrekullueshëm për integrim të suksesshëm. Zvicra ka bërë kaq shumë të mira për ne, sa që ne kurrë nuk mund t`ia kthejmë asaj. Është bukur, që tash, këta lojtarë me rrënjë kosovare, me sukseset e tyre ia kthejnë Zvicrës `me të mirë`”, ka thënë Bunjaku.
Ndërsa Vokrri ka shtuar: “Zvicra ua ka dhuruar karrierën këtyre lojtarëve. Pa Zvicrën, edhe vlera e tyre në tregun e futbollit do të ishte më e ulët. Ne po luftojmë për skuadrën tonë. Edhe pa Shaqirin, Xhakën e Behramin ne kemi mjaft lojtarë të mirë”.
Më tutje, blick.ch përkujton se kanë qenë Vokrri dhe Bunjaku ata që, para ndeshjes së luajtur në Lucern në mes të Zvicrës dhe Shqipërisë, kishin vizituar djelmoshat shqiptarë në hotelin ku banonin. Me atë rast, Shaqiri, Xhaka, Behrami dhe Mehmedi kishin nënshkruar letrën në shenjë mbështetjeje për Kosovën, drejtuar Fifa-s.
Këtë letër e kanë nënshkruar edhe 7 futbollistë kosovarë që luajnë për kombëtaren e Shqipërisë, përfundon artikulli në blick.ch.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










