Lajme
Vodka ruse ‘izolohet’ nga tregu i Britanisë
Asaj do t’i vendoset një taksë shtesë prej 35%
Britania e Madhe ka njoftuar një paketë të re sanksionesh ekonomike kundër Moskës në përgjigje të pushtimit të Ukrainës, që synon të godasë importin e produkteve ruse me vlerë rreth 900 milionë paund vitin e kaluar, mbi një miliard euro, përcjell Albinfo.ch.
Sanksionet përfshijnë edhe pijen e njohur ruse, vodkën, së cilës do t’i vendoset një taksë shtesë prej 35%, dhe mallrat e luksit, duke përfshirë import-eksportin e automjeteve të shtrenjta, në përputhje me vendimin e fundit edhe nga BE-ja.
“Qëllimi është izolimi i mëtejshëm i ekonomisë ruse nga tregtia globale”, tha Rishi Sunak, Kancelar i Thesarit i qeverisë së Boris Johnson, transmeton A2.
Më herët, ministrat e Financave të vendeve europiane kanë miratuar paketën e katërt të sanksioneve ndaj 600 shtetasve rusë, paketë të cilën ministri francez i Financave, Bruno Le Maire, e ka quajtur “vendim historik”.
E-Diaspora
-
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën Në Berlin shënohet Epopeja e UÇK-së me një mbrëmje festive për diasporën... -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













