Lajme
Voca dhe Kasami, në formacionin më të mirë të javës në Zvicër
Ka përfunduar java e 18-të në elitën e futbollit zviceran.
Edhe këtë javë futbollistët shqiptarë kanë shkëlqyer, duke zënë vend në formacionin më të mirë.
Idriz Voca me Luzernin ka triumfuar në derbin ndaj Baselit, teksa ndeshja mes Sion dhe Xamax përfundoi në barazim 1-1, ku shënuan dy shqiptarët, Pajtim Kasami dhe Taulant Seferi.
E përditshmja zvicerane Blick ka publikuar edhe formacionin më të mirë të kësaj jave, ku në të janë dy futbollistët shqiptarë, shkruan telegrafi, përcjell albinfo.ch.
Reprezentuesi i Kosovës, Idriz Voca, ndodhet në 11-shen më të mirë të javës, pasi zhvilloi një ndeshje të madhe ndaj Baselit.
Ndërkohë vend në këtë formacion ka zënë edhe sulmuesi shqiptar Pajtim Kasami që realizoi në barazimin e Sionit 1-1.
Formacioni i javës nga Blick:
Muller, Rouiller, Nathan, Obexer, Stefanovic, Voca, Marchesano, Schurpf, Kasami, Schalk,Males.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste













