Maqedonia
VMRO-DPMNE: Kërkojmë drejtësi, jo amnisti
Vetëm një ditë para dëshmisë kyçe të dëshmitarit të rrezikuar për ngjarjet e 27 prillit, kryeministri Zoran Zaev nga foltorja e Kuvendit tha se nevojitet pajtim hyrjen e dhunshme të organizuar në Kuvend.
Deklaratën e tij opinioni e interpretoi si paralajmërim për amnisti të mundshme të pjesëmarrësve në skenarin e përgjakshëm në Kuvend, në këmbim për mbështetje të ndryshimeve kushtetuese dhe pazarllëk për sigurimin e votave për Marrëveshjen e Prespës.
Bëj thirrje për pajtim dhe falje për 27 prillin dhe ngjarjet që ndodhën. Të ulemi dhe ta bëjmë këtë. Unë jam i gatshëm dhe u bëj thirrje të gjithëve edhe shumicës edhe opozitës. Po, e di se kjo ka çmim dhe unë jam i gatshëm ta paguaj çmimin. Çmimi është politik”- tha Zoran Zaev, kryeministër.
Pasi që deklarata e Zaevit në rrjetet sociale shpërtheu si bombë dhe shkaktoi një valë komentesh negative, në mënyrë të shpejtuar në sqarim plotësues të Kryeministrit u lëshuan edhe bashkëpunëtorët e tij të afërt. Porosia për faljen nuk ka qenë ofertë për amnisti që si kundërpërgjigje duhet të sigurojë mbështetje nga ana e VMRO-DPMNE-së për Marrëveshjen e Prespës, shkruan Alsat, përcjell Albinfo.ch.
Shtrirja e dorës së pajtimit nuk do të thotë amnisti. Pajtimi ose falja është një veti dhe madhësi njerëzore”- deklaroi Edmond Ademi, ministër pa resor përgjegjës për diasporën.
Në fjalimin e Zaevit, veten e gjeti edhe njëri nga të akuzuarit për ngjarjet e 27 prillit, Boris Damovski. Shkurt në Facebook shkroi:
Drejtësi, e jo amnisti“- ka shkruar Boris Damovski, njëri nga të akuzuarit për 27 prillin.
VMRO-DPMNE ofertën për pajtim me Zaevin e interpreton si treg për vota nga opozita për ndryshimet kushtetuese, shkruan Alsat, përcjell Albinfo.ch.
Po, pikërisht kështu e interpretojmë. Ajo që edhe një herë duam ta përsërisim është se kërkojmë drejtësi për këta njerëz, pra të dëshmohet se ky rast i fabrikuar dhe i montuar përmes institucioneve të pavarura, të cilat në bazë të dëshmive, do të marrin vendim në mënyrë të paanshme“- deklaroi Igor Janushev, sekretar i përgjithshëm.
Ndryshe, vërtetim të përgjegjësisë së plotë për hyrjen e përgjakshme të 27 prillit kërkoi edhe Bashkimi Evropian.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











