Lajme
Vjenë: Orë leximi nga nxënësit shqiptarë për Ditën Botërore të Librit
“Lexojmë bukur në gjuhën shqipe”
Duke qenë se jemi në Ditën Botërore të Librit, u zhvillua një orë e këndshme leximi me temë „Lexojmë bukur e rrjedhshëm edhe në gjuhën shqipe“, me nxënësit e mësimit të gjuhës shqipe në Shkollën e Ulët Jagdgasse në Vjenë, përcjell albinfo.at.

“Morën pjesë 33 nxënës te moshës së ndryshme. Ata lexuan nga një fragment të shkurtër në një atmosferë të qetë dhe emocionuese në prani të prindërve të tyre. Vlerën e këtij leximit e ngriti edhe fryma motivuese për nxënësit, që ishte bashkëbisedimi me prindërit! Prindërve në mes tjerash ju parashtruan edhe pyetje nga nxënësit. Pyetjet qe ju drejtoheshin atyre ishin për kohën e shkuar. Po ashtu edhe përgjigjet merreshin për kohën e shkuar, pra kur prindërit kanë qenë në moshën e fëmijëve të tyre. Përgjigjet e tyre shoqeroheshin shpesh edhe me të qeshurat e nxënësve sepse në momentet e caktuara i benin fëmijët të ndiheshin në të njëjtën moshë me prindërit e tyre”, njoftoi mësuesja e palodhshme, Miradije Berisha.

Sipas planit nxënësit vazhduan me punën grupore në stacione, që ishin të ndarë sipas moshës dhe fragmenteve që i kishin lexuar.
Ky aktivitet ishte pak me ndryshe nga të tjerët, çka nxënësit i la shumë të entuziasmuar, me plot motivim dhe me pyetje, se kur do të mbahet aktiviteti i radhës!?

“Faleminderit drejtorisë se shkollës, që mundësoi mbajtjën e këtij aktiviteti dhe prindërve për mbështetjen e pakursyer!(Volksschule)”, shton mesuesja Miradije Berisha. (Lideri.mk)
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












