Maqedonia
Vjenë: Ministri maqedonas prezanton prioritetet e kryesimit të OSBE-së më 2023
Në Vjenë, ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, ka prezantuar kornizën prioritare të kryesimit të RMV-së me OSBE-në në vitin 2023, përcjell albinfo.ch.
Duke u prononcuar para ambasadorëve në kuadër të Këshillit të Përhershëm të OSBE-së, Ministri Osmani, sipas njoftimit të KlanM, ka sqaruar platformën e kryesimit në vitin 2023, duke informuar ambasadorët për qëllimet dhe projeksionet prioritare që fokusohen në sfidat aktuale në rajon dhe OSBE, shkruajnë mediat maqedonase.
Ai ka thënë se agresioni rus në Ukrainë dhe roli i OSBE-së në uljen e pasojave të krizës pa dyshim se do të ketë vend qendror në agjendën e vendit tonë për vitin 2023.
“Fatkeqësisht jetojnë në epokën e turbulencave. Situata në rajonin e OSBE-së është kritike. Prioritetet kornizë janë gati në bashkërendim me pasqyrën aktuale politike dhe duhet ta reflektojnë interesin e përgjithshëm të Organizatës në kohë krize”, ka thënë ministri Osmani.
Osmani ka theksuar se synimet preliminare të prioriteve janë në një linjë me parimet dhe angazhimet e Organizatës dhe se kanë qëllime të shumëfishtta; t`i reflektojnë interesat tona, të shfaqin vazhdimësi të prioriteteve të rregullta të OSBE-së, por njëkohësisht të jenë në një vijë dhe konform konstelacionit aktual të ndërlikuar gjeopolitik.
Lidhur me këtë, sipas KlanM, Osmani ka ndarë sigurinë energjetike, sigurinë e ushqimit dhe ujit, si tema që sipas aktualitetit imponohen edhe ndaj agjendës së OSBE-së.
RMV-ja, në vitin 2023 nga Polonia merr Kryesimin e OSBE-së dhe konform formatit të vërtetuar, këtë vit kryeson me Grupin e Mesdheut partner të OSBE-së.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










