Lajme
Vjenë: Gratë shtatzëna mund të vaksinohen nga data 20 maj
Regjistrimi ka filluar që nga dita e mërkurë. Aktualisht janë të hapura 5 mijë termine.
Me iniciativën e Shoqatës së Shëndetit të Vjenës, Komiteti Kombëtar i Vaksinimit përfshiu gratë shtatzëna si prioritet për vaksinim dhe e vendosi në kategorinë e vaksinimit të fazën së fundit të muajt prill, shkruan vienna.at
Tani, gratë nga java e 13-të e shtatzënisë mund të marrin vaksinën kundër Covid -19. Për gratë shtatzëna është e rekomanduar vaksina Biontech/Pfizer, përcjell albinfo.at
Faza e vaksinimit të grave shtatzëna do të filloj nga data 20 maj në Austria Center Vienna. (ACV). Regjistrimi ka filluar që nga dita e mërkurë. Aktualisht janë të hapura 5 mijë termine.
Deri më tani, mbi 2500 gra kanë rezervuar terminët e tyre për vaksinim Covid -19.
Për shkak të çështjes së ndjeshme dhe nevojave të veçanta të grave shtatzëna, gjinekologët do të jenë gjithashtu aty, në mënyrë që të jenë në gjendje të zhvillojnë biseda më të hollësishme të vlerësimit të rrezikut me ato që dëshirojnë të vaksinohen. Ekziston gjithashtu një fletë e veçantë informacioni dhe një fletë e vaksinimit e azhurnuar posaçërisht për gratë.
Regjistrimi për nënat e ardhshme është i mundur në çdo kohë.
E-Diaspora
-
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja Këngëtarja turke Simge Sağın tregon origjinën shqiptare dhe bën shqiponjën (Video) ... -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja












