Koronavirusi: çast pas çasti
Vjena vaksinon pacientë me rrezik të lartë të të gjitha moshave
Qyteti i Vjenës ka filluar fushatën tjetër të vaksinimit kundër virusit korona. Pacientët me rrezik të të gjitha moshave tash e disa ditë janë duke u regjistruar . Në këtë grup përfshihen rreth 130,000 persona që janë banorë të Vjenës, njofton albinfo.at
Në kryeqytetin austriak bëhet e ditur se janë saktësisht 129,617 pacientë që konsiderohen me rrezik të lartë – përfshirë këtu njerëzit që vuajnë nga astma ose diabeti. Këta persona janë regjistruar ose pritet të regjistrohen në shërbimin e vaksinimit të Vjenës, shkruan orf.at. 64,744 njerëz nga ky grup kanë caktuar kohën e vaksinimit ose janë vaksinuar. Meqenëse shumica e 62.7 përqind janë 65 vjeç ose më të vjetër, ata mund të vaksinohen përmes fushatës së përgjithshme të vaksinimit për njerëzit e lindur nga viti 1956 ose më të vjetër, përcjell albinfo.at
63,000 termine vaksinimi për të rinjtë me rrezik të lartë
Për grupin e quajtur pacientë të rinj me rrezik të lartë janë hapur 63.000 termine. E rëndësishme: Rezervoni personalisht terminin e vaksinimit, edhe nëse tashme jeni të shënuar. Qyteti i Vjenës ka njoftuar se për shkak të problemeve teknike nuk po arrinë më kohë t’i njoftoj të gjithë pacientët. Prandaj, mos prisni mesazhin që t’ju vije, shkoni personalisht dhe rezervoni termin në qendrat e hapura për vaksinime.
Vaksinat e para fillojnë të hënën. “Me këtë ofertë shtesë të vaksinimit, të gjithë pacientët me rrezik të lartë në Vjenë që duan të vaksinohen tani mund të përfitojnë të bëjnë vaksinimin e parë, “thanë nga zyra e Këshillit të qytetit.
Kush bën pjesë në grupin e rrezikut:
Sipas tabelës aktuale, grupet e rrezikut konsiderohen si më poshtë:
Personat me aftësi të kufizuar mendore apo fizike
Sëmundjet kronike të veshkave, mëlçisë
Diabeti
Aritmia
Infeksioni HIV
Sëmundjet koronare të zemrës
Infarkt
Sëmundjet kronike neurologjike
Sëmundjet autoimune
Sëmundjet kronike obstruktive e mushkërive
Sëmundjet kronike inflamatore të zorrëve
Sëmundjet kancerogjene
Hipertensioni arterial
Sëmundjet reumatike
Astma bronkialë
Anulimi i terminit të vaksinës, pa ndonjë ndëshkim
Ende ka termine të lira sepse jo të gjithë pacientët që i takojnë këtij grupi janë lajmëruar për t’u vaksinuar. Poashtu terminë të lira ka edhe për personat mbi moshën 65 vjeç.
Në anën tjetër kushdo që anulon terminin e rezervuar nuk do të përballet me ndonjë pasojë. Ju mund të regjistroheni përsëri në çdo kohë. Një nga qendrat ku mund të regjistroheni dhe merrni vaksinën është edhe tek Austria Center.
Sipas informatave të albinfo.at, aty mund të gjeni edhe mjekë shqiptarë të cilët do ju ndihmojnë për gjitha procedurat e regjistrimit.
Për t’u regjistruar, klikoni këtu: https://impfservice.wien/
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










