Integrimi
Vjena sërish në duart e SPÖ-së, ende nuk dihet për kandidatët shqiptarë
Partia Socialiste e Austrisë SPÖ fitoi dje në zgjedhjet e Vjenës kundër partisë rivale FPÖ. Bazuar në rezultatet preliminare, partia e të kuqve të paktën edhe për një mandat do të jetë në krye të udhëheqjes të landit të Vjenës. Partia e kryebashkiakut Michael Häupl, i cili udhëheq kryeqytetin e Austrisë mbi 20 vjet, arriti të triumfojë edhe në këto zgjedhje më 39.5 për qind. Pavarësisht se kishin një rënie prej 4.8 për qind, socialistët ndihen sërish rehat komfor partisë ekstreme të djathtë FPÖ të Heinz-Christian Strache, të cilët morën 31.0 për qind, por që kanë një ngritje prej 5.3 për qind në krahasim me zgjedhjet e kaluara para pesë vjetëve.
Në vendin e tretë ka një ndryshim. Të gjelbrit kalojnë partinë popullore ÖVP dhe bëhen forca e tretë më e fortë për landin e Vjenës. Ata marrin 11.6 për qind përkundër ÖVP-së, e cila ka marrë 9.2 për qind. Këtë rënie të partisë nuk ka mundur ta kapërdijë kryetari i kësaj partie, Manfred Juraczka, i cili menjëherë ka dhënë dorëheqjen. Në anën tjetër, partia Neos ka marrë vetëm 6.2 për qind. Partitë e tjera më të vogla nuk janë bërë pjesë e parlamentit të ri, për shkak se nuk kanë arritur ta kalojnë pragun zgjedhor.
Häupl: Bisedime me të gjithë, por jo koalicion me FPÖ-në
Kryebashkiaku Häupl ka thënë se pas ditës së zgjedhjeve do të fillojë të bisedojë me të gjitha paritë për të arritur koalicion për mandatin e ardhshëm, por ka bërë të ditur se nuk do të bëjë koalicion me partinë FPÖ.
Çfarë ndodhi me kandidatët shqiptarë?
Në këto zgjedhje për landin e Vjenës kandiduan edhe kandidatë shqiptarë. Januz Saliuka nga Partia Social Demokrate e Austrisë (SPÖ) dhe Drita Cacaj nga Partia Popullore e Austrisë (ÖVP). Ndërsa Edon Zejna kandidoi për bezirkun e 10-të, po ashtu nga partia ÖVP. Të tre kandidatët e kontaktuar nga albinfo.ch gjatë ditës së hënë ishin të rezervuar për të dhënë ndonjë deklaratë paraprake. Sipas tyre, duhet të pritet edhe disa ditë derisa të dalin të rezultatet përfundimtare dhe të shihet se sa vota ka marrë secili nga kandidatët.
Albinfo.ch
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










