Shkurt.ch
Vjedh në “baushtellet”zvicerane, furnizon shitoret e veta në Kosovë
Vlera e materialit të vjedhur llogaritet në rreth gjysmë milioni franga. Zona e veprimit ka qenë Zvicra qendrore, Aargau dhe Cyrihu
Ka vjedhur nëpër „baushtellet” e Zvicrës dhe me gjësendet e vjedhura atje ka hapur shitore për material ndërtimor në Kosovë. Kështu akuzohet të ketë vepruar një kosovar sot 40 vjeçar së bashku me bashkëpunëtorë të tij nga viti 2007 deri në vitin 2011. Zona ku ka vepruar ai ka qenë Zvicra qendrore kantoni i Aargaut dhe ai i Cyrihut.
Të hënën Gjykata Penale e Schwyz-it ka zhvilluar procesin gjyqësor ndaj kosovarit por pa praninë e tij, shkruan gazeta “Neue Luzerner Zeitung”. Ndër artikujt që ai ka vjedhur janë prizat elektrike, llambat, makinat e kafesë, vegla si turjela elektrike por edhe kuzhina komplete dhe një makinë ndërtimi që kushton 20 mijë franga.
Vlera e përgjithshme e materialit të vjedhur llogaritet në rreth gjysmë milioni franga, transmeton albinfo.ch. Disa nga kolegët e të akuzuarit kryesor janë kapur në shtator të vitit 2011 dhe janë dënuar me procedurë të shkurtuar. Ndërsa kosovari 40 vjeçar ka qenë i dënuar më parë për vjedhje të njëpasnjëshme me dënim pej tre vjet e gjysmë burg. Pasi qe ankuar, ai kishte shkuar në Kosovë ku vazhdon të qëndrojë edhe sot.
Pasi që ndërkohë u bënë të njohura edhe vjedhjet e reja në “Baushtelle” (sheshe ndërtimi) , Gjykata e Schwyzit ka rinisur procesin ndaj tij. Sipas prokurores, kosovari e ka bartur fillimisht mallin e vjedhur me një automjet në një depo në Büron të Kantonit Lucern, përcjell albinfo.ch shkrimin e LNZ. Prej aty ai e ka transportuar atë me një kamion për në Kosovë.
Sipas akuzës, i përmenduri ka ndërtuar një shtëpi në Kosovë të cilën e ka pajisur me gjësendet e vjedhura në Zvicër. Veç kësaj, ai ka udhëhequr dy shitore të materaileve ndërtimore, në të cilat ka shitur po ashtu mallra të vjedhura. Në mes tjerash atje janë gjetur mallra në të cilat shihen mbishkrimet e një kantieri zviceran të ndërtimit për ku ato ishn porositur.
Prokurorja ka kërkuar dënim me 26 muaj burg për personin e akuzuar. Ky dënim do të plotësonte atë që i ishte shqiptuar vite më parë nga Gjykata e Lucernit, kështu që dënimi i kumuluar do të ishte 5 vjet e gjashtë muaj burg. Sipas prokurores dëshmitë janë bindëse edhe pse i gjykuari, i cili është marrë në pyetje në Kosovë, nuk e ka pranuar veprën me të cilë ngarkohet. Ai ka deklaruar se nuk ka dijeni se prej nga e ka prejardhjen malli dhe se shitoret i takojnë në kushëriri të tij.
Avokati i tij për nga detyra zyrtare ka kërkuar 15 muaj burg për klientin e tij. Vendimi gjyqësor për kosovarin do të jepet në formën me shkrim.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










