Shkurt.ch
“Viza F” nuk hiqet, lehtësohet punësimi i të huajve me këtë vizë
Deputetët me shumicë votash (36 pro, 5 kundër dhe 1 abstenim) kanë vendosur që thelbi i statusit megjithatë të ndryshojë, duke marrë masa që bartësit e “Vizës F” të kenë më shumë qasje në tregun e punës të Zvicrës
Statusi i qëndrimit të përkohshëm i të huajve në Zvicër ose leja e njohur më mirë si “Viza F”, duhej të hiqej, duke u zëvendësuar nga një status i ri, më i avancuar. Kështu së paku ishte kërkuar kohë më parë nga Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës, njofton srf.ch.
Ndryshimin atëbotë e kishte mbështetur edhe Këshilli Federal (Qeveria) si dhe Bashkësia e Qyteteve të Zvicrës.
Por Dhoma e Kantoneve (senati) e këtij Parlamenti sot ka marrë një vendim që kërkon të mbetet me të vjetrën sa i përket emërtimit të statusit në fjalë, transmeton albinfo.ch. Mirëpo, deputetët e kësaj dhome, me shumicë votash (36 pro, 5 kundër dhe 1 abstenim) kanë vendosur që thelbi i statusit megjithatë të ndryshojë, duke marrë masa që bartësit e “Vizës F” të kenë më shumë qasje në tregun e punës të Zvicrës.
Që kjo të mundësohet, nevojitet që Këshilli Federal të shqyrtojë mundësitë përkatëse në atë drejtim.
Fitimi i të ardhurave nga puna e bërë, është më i arsyeshëm se sa marrja e ndihmave sociale, kanë argumentuar shumica e deputetëve.
Mbetet të shqyrtohet lehtësimi i pengesave burokratike, si ndërrimi i kantonit të banimit, në rast të gjetjes së punës nga ana e bartësve të këtij statusi.
Të huajt me status të përkohshëm ose me “Vizë F” janë ata persona të cilëve nuk u është njohur statusi i refugjatit, gjegjësisht nuk u është dhënë “Viza B”, transmeton albinfo.ch. Por këta persona gjithashtu nuk mund të dëbohen në vendin e prejardhjes për shkak të gjendjes që mbretëron atje, luftës ose konflikteve.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










