Kosova
Vitia: Mjekët në Kosovë kanë paga dinjitoze, ndër më të lartat në Ballkan
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, deklaroi se mjekët në Kosovë kanë rroga dinjitoze dhe ndër më të lartën në Ballkan. Kjo për shkak të rritjes së vlerës së koeficientit të Ligjit të Pagave.
“E para nga viti i kaluar mjekët tashti kanë një rrogë dinjitoze nga rrogat më të larta që kanë mjekët në regjionin e Ballkanit perëndimor. Në anën tjetër jemi duke investuar në çdo vend janë katër klinika bosh në QKUK që janë para renovimit rrënjësor për të përmirësuar kushtet dhe është duke punuar më të madhe në bllokun operativë, cili kur nuk ka pasur filtra si duhet sterilizimi dhe kemi çaluar shumë me infeksione intra spitalore për shkak mungesës së këtyre filtrave dhe po bëhen sallat moderne në krejt bllokun operativ në QKUK”, theksoi Vitia, teksa thotë se nuk ka pasur investime në të kaluarën.
“Në anën tjetër po vazhdojmë edhe investime në spitalet e përgjithshme, sepse një pjesë e madhe e problemeve edhe në Qendrën Klinike Universitare është sepse nuk ka pas investime për një kohë shumë të gjatë në spitale të përgjithshme qoftë në infrastrukturë, qoftë në aparatura dhe këtë jemi duke e bërë vazhdimisht, në anën tjetër jemi duke ndryshuar aspektin legjislativ në vitin e kaluar ka kaluar ligji për çmimin e produkteve farmaceotike, Ligji për sigurime shëndetësore i cili do të jetë edhe baza e themelit bashkë me të gjitha këto investimet tjera që i përmenda të reformës së parikthyeshëm më në sistemin shëndetësore”, u shpreh ai për Ekonomia Online.
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










