Bota
Viti 2024: Afër 80 mijë leje qëndrimi për shqiptarët në vendet e BE-së
Të dhënat e fundit të Eurostat bënë të ditur se në vitin 2024 u dhanë mbi 79 mijë leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë nga vendet e BE-së, 5,5 % më shumë se vitin e kaluar
Emigracioni është shndërruar në një fenomen kronik në Shqipëri, kur përveç ikjeve, po rritet nga viti në vit numri i personave që po marrin leje qëndrimi në vendet e Bashkimit Evropian.
Të dhënat e fundit të Eurostat bënë të ditur se në vitin 2024 u dhanë mbi 79 mijë leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë nga vendet e BE-së, 5,5 % më shumë se vitin e kaluar. Një vit më parë ishin dhënë rreth 75 mijë leje qëndrimi për herë të parë.
Të dhënat nga lejet e qëndrimit tregojnë se për një përshpejtim të ritmeve të emigracionit pas pandemisë, raporton Monitor, transmeton albinfo.ch.
Në 2023-2024 janë dhënë gjithsej 154 mijë leke qëndrimi për herë të parë. Duke qenë se një pjesë e madhe e të ikurve janë me kontrata pune, sidomos në shtete si Gjermania, dhënia e lejeve është më e shpejtë sesa dikur, kur shtetasit shqiptarë hynin në vendet e BE-së pa dokumente.
Që nga viti 2008, kur Eurostat raporton të dhënat kanë marrë leje qëndrimi për herë të parë rreth 1 milionë shtetas shqiptarë.
Ikja në vendet e BE-së është një nga arsyet kryesore e rënies së ndjeshme të popullsisë. INSTAT gjeti në Censin e fundit se popullsia e vendit është reduktuar me 420 mijë persona në raport me Censin e mëparshëm të 2011. Në vend, sipas INSTAT tashmë jetojnë më pak 2.4 milionë persona.
Vetëm ata që kanë marrë leje qëndrimi për herë të parë në BE për periudhën 2011-2024 ishin rreth 743 mijë persona, sipas të dhënave të Eurostat.
Lejet e qëndrimit në Evropë
Sipas të dhënave të Eurostat në vitin 2024 u dhanë 3.5 milionë leje qëndrimi për herë të parë u lëshuan në BE për shtetas jo-BE, një rënie prej 8.3% (-315,700) krahasuar me vitin 2023, viti me numrin më të lartë të regjistruar deri më sot.
Punësimi ishte arsyeja kryesore për lëshimin e lejeve të qëndrimit në vitin 2024, duke zënë 31.9% (1.1 milion) të të gjitha lejeve të para të qëndrimit të lëshuara, me rënie 12.2% në krahasim me vitin 2023.
Arsyet familjare përbënin 27.1% (950 600) të të gjitha lejeve, duke reflektuar një rënie prej 6.5% (-65 800) krahasuar me vitin 2023. Arsyet e tjera, përfshirë mbrojtjen ndërkombëtare, përbënin pak më shumë se një të katërtën e pjesës (25.3%; 886 300), me një rënie prej 10.0% (-98 900). Arsyet e arsimit përbënin 15.7% (549 400) të të gjitha lejeve të para të qëndrimit, duke përfaqësuar rritjen e vetme të përgjithshme prej 0.8% (+4 500).
Në vitin 2024, numri më i lartë i lejeve të para të qëndrimit iu lëshua qytetarëve të Ukrainës (295 600), e ndjekur nga India (192 400) dhe Maroku (188 400). Shqipëria ishte në vendin e 11 për nga numri i lejeve të lëshuara për herë të parë nga vendet e BE vitin e kaluar.
E-Diaspora
-
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit Më 7 shkurt 2026, Ansambli “Arbëresha” kremtoi 22-vjetorin e themelimit me një mbrëmje të gjallë kulturore,... -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç













