Shkurt.ch
Vit i hidhur për çokollatën zvicerane
Megjithatë, zviceranët edhe vitin e kaluar kanë ngrënë mesatarisht po aq çokollatë sa dhe një vit më parë, 11.9 kilogramë
Industria zvicerane e çokollatës ka lënë prapa vetes një vit “të “hidhur”. Si nga sasia e prodhimit ashtu dhe nga fitimi, viti 2012 shënon një rënie në krahasim me një vit më parë. Shitja ka qenë për 2.2 për qind më e ulët ndërsa qarkullimi 3.4 % ose 1.63 miliard franga më i vogël se në vitin 2011.
Shkak për rënien e konsiderueshme që kanë shënuar 18 prodhuesit zviceranë të çokollatës ka qenë rënia e shitjes së saj jashtë endit, për shkak të ngritjes së vlerës së frangut në raport me valutat tjera. Ky zhvillim e ka bërë produktin e vlerësuar lartë të Zvicrës më të shtrenjtë për blerësit jashtë vendit.
Ngritja e vlerës së frangut ka bërë po ashtu që edhe në Zvicër të blihet më lirë çokollata nga vendet e jashtme gjë që ka ndikuar po ashtu.
Siç njofton federata e prodhuesve të çokollatës Schocosuisse, zviceranët edhe vitin e kaluar kanë ngrënë mesatarisht po aq çokollatë sa dhe një vit më parë, 11.9 kilogramë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026








