Integrimi
Visar Ramadani, bashkëkryetar dege lokale të SPD-së në Mannheim
Dega lokale drejtohet tani nga një udhëheqje e dyfishtë e përbërë nga 18-vjeçarja Annalena Wirth dhe 30-vjeçari Visar Ramadani

Dega e SPD-së në Lindenhof, një zonë brenda qytetit Mannheim, ka zgjedhur bordin e ri. Dega lokale drejtohet tani nga një udhëheqje e dyfishtë e përbërë nga 18-vjeçarja Annalena Wirth dhe 30-vjeçari Visar Ramadani, shkruan morgenveb.de. Kjo e bën zonën Lindenhof rastin e parë lokal në Mannheim ku dy anëtarë të bordit, si dy bashkëkryetarë, ndajnë përgjegjësitë në mënyrë të barabartë.
Për më tepër, ata të dy përbëjnë së bashku kreun më të ri në moshë në SPD të Mannheimit, transmeton albinfo.ch. Ndërsa Wirth nuk është vetëm presidentja më e re e një dege të SPD-së në land, por edhe presidentja më e re e një dege të SPD-së në të gjithë Gjermaninë.
Pas tetë vjet studimesh politike dhe përvojës profesionale në vendet tjera të Evropës, Visar Ramadani jeton përsëri në Lindenhof, përcjell albinfo.ch. Ai ka lindur në Kosovë dhe ka jetuar në Mannheim që nga mosha pesëvjeçare: “Unë gjithashtu kam mbaruar studimet në Gjimnazin e Lesing-it këtu dhe jetoj sërish në Lindenhof që kur kam diplomuar në universitet”, thotë Visari, shkruan gazeta.
Të kujtojmë: Visar Ramadani është i biri i veprimtarit dhe socialpedagogut nga Kosaova Lindore, me qëndrim prej shumë vitesh në Mannheim, Tefik Ramadani, si dhe vëllai i gazetares së njohur të ZDF, Arta Ramadani, shkruan albinfo.ch.
Për Visar Ramadanin është e rëndësishme të balancohen interesat e Lindenhöf-asve të vjetër dhe atyre të rinj: “Unë jam të dytë në një: Lindenhöfas i vjetër dhe i ri”, thotë Visar Ramadani.
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me një synim të veçantë: të...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor