Shkurt.ch
Virusi i rrezikshëm po përhapet në gjithë Evropën
Mediat daneze njoftuan sot se rezultatet e analizave treguan se një person në vend është pozitiv me virusin Zika.
Në vendet evropiane deri tani virusi u shfaq në Itali, Spanjë, Britani të Madhe dhe Zvicër.
Zyrtarët e Shëndetësisë në Aarhus, qyteti i dytë më i madh në Danimarkë, thanë se virusi ishte paraqitur te një qytetar danez, i cili udhëtoi në Amerikën Jugore dhe Qendrore, raporton Reuters, përcjell albinfo.ch.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) kishte paralajmëruar më parë se virusi Zika është i rrezikshëm dhe mund të përhapet në shumë vende dhe që ndoshta do të përhapet në të gjitha vendet në Amerikën e Veriut dhe Jugut, përveç Kanadasë dhe Kilit.
Për këtë virus që transmetohet nga mushkonjat nuk ka shërim dhe infeksioni shkakton simptoma të tilla, si ethe, dhimbje koke dhe konjuktivit.
Virusi është më i rrezikshëm për gratë shtatzëna, sepse ajo ndikon në frutin dhe fëmijët mund të lindin me dëmtim të trurit që mund të çojë në vdekje.
Shkencëtarët thonë se virusi ka qenë shkaktar i dëmtimit të trurit të mijëra foshnjave në Brazil.
Deri tani virusi Zika u shfaq në 23 vende dhe ministritë e shëndetësisë në vende të veçanta rekomandojnë që shtatzënitë, nëse është e mundur, të shtyhen.
Pothuajse 80 për qind e njerëzve të infektuar nuk e dinë se ata bartin virusin derisa shfaqen simptomat.
CNN ka raportuar se organizatat e kujdesit shëndetësor dhe institute në mbarë botën janë duke u përpjekur për të zhvilluar një vaksinë që do të ndalojë virus
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi Sipas shifrave zyrtare gjuha shqipe flitet me 3 përqind... -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













