Lajme
Viktima nga shpërthimi në Gjermani
Mediat gjermane shkruajnë se deri më tani së paku dy njerëz humbën jetën dhe 31 të tjerë u plagosën në një shpërthim të madh që ndodhi të martën në një park kimik në qytetin Leverkusen të Gjermanisë, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se të dhënat i konfirmoi sot operatori i lokacionit, i cili tha se pesë persona janë ende të zhdukur.
Shpërthimi ndodhi në Chempark, një nga parqet më të mëdha industriale në botë.
Operatori Currenta tha se kërkimet për pesë të zhdukurit vazhdojnë, por shpresa për gjetjen e të mbijetuarve “është duke u zvogëluar shpejt”.
Currenta tha se shpërthimi ndodhi në një pjesë të parkut ku gjenden mbeturinat dhe se nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi atë.
Shpërthimi i madh aktivizoi alarmin e “rrezikut ekstrem” dhe bëri që zyrtarët t’iu bëjnë thirrje banorëve pranë që të strehohen brenda dhe t’i mbyllin dritaret e tyre për të shmangur kontaktin me tymin e madh.
Matjet e cilësisë së ajrit më vonë treguan se ajri është në nivele të sigurta.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











