Shqipëria
Vijnë në Shqipëri me biçikleta nga Zvicra dhe Spanja
Ata kanë kërkuar informacion për peizazhet natyrore që shtrihen përgjatë rrugës nga Korça drejt Tiranës dhe “Shoqata e Parqeve në Shqipëri” u ka sugjeruar Parkun Kombëtar “Shebenik – Jabllanicë”
Parku Kombëtar “Shebenik – Jabllanicë” ka qenë destinacioni i preferuar i dy prej Rojave Mjedisore (rangers), Marleen nga Zvicra dhe Serafin nga Spanja, që janë duke bërë një turne me biçikleta nëpër Shqipëri, ku kanë kërkuar dhe informacionin e nevojshëm për itineraret dhe parqet natyrore më të bukura të Shqipërisë.
Ata kanë kërkuar informacion për peizazhet natyrore që shtrihen përgjatë rrugës nga Korça drejt Tiranës dhe “Shoqata e Parqeve në Shqipëri” u ka sugjeruar Parkun Kombëtar “Shebenik – Jabllanicë”, përcjell albinfo.ch.
Në mëngjesin e ditës së djeshme ata u gjendën pranë zyrave të AdZM Elbasan, ku morën një informacion të detajuar rreth vlerave natyrore të parkut, u paraqitën në Qendrën e Vizitorëve në Fushë Studën dhe bënë një vizitë në park, duke ndjekur një shteg të shkurtër buzë liqenit të Fushë Studës.
Të kënaqur nga natyra e mrekullueshme e parkut, kanë vendosur të qëndrojnë këtu edhe sot për t’u njohur më mirë me vlerat natyrore të parkut. Natyra shqiptare çdo ditë e më tepër po tërheq vëmendjen e vizitorëve të huaj.
https://www.facebook.com/rapaelbasan/photos/pcb.2072109073067983/2072108453068045/?type=3&theater
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit










