Lajme
Viets: S’ka liberalizim vizash as në 2015
Ambasadorja gjermane, Angelika Viets, tha se çdo vonese në formimin e qeverisë reflekton në liberalizimin e vizave. Ajo tha se vizat nuk hiqen as në vitin 2015
Ambasadorja e Gjermanisë në Prishtinë, Angelika Viets e konsideron të dëmshme vonesën e formimit të institucioneve të Kosovë. Ajo tha se çdo vonese në formimin e qeverisë reflekton negativisht në procesin integrues, e rrjedhimisht edhe në liberalizimin e vizave.
Diplomatja gjermane tha se Kosovës i nevojitet një Qeveri stabile, e cila do ta ketë shumicën e ulëseve në Parlament.
“Ajo çfarë populli i Kosovës ka nevojë tani është një Qeveri e re stabile, e përkushtuar për t’i shërbyer popullit dhe për t’i trajtuar detyrat e pafund që janë përpara. Kështu që të gjithë ne shpresojmë për një shumicë stabile të ulëseve në Parlament, që nevojiten për të kryer të gjitha punët legjislative që ka mbetur mbrapa qe një kohë të gjatë, pa marrë parasysh cilat parti krijojnë koalicion”, u shpreh ajo.
Sipas Viets, sfidat që po e presin Kosovën gjatë muajve në vijim janë të shumta dhe urgjente.
Ambasadorja Viets kritikoi edhe liderët kosovarë, të cilët për pesë muaj nuk arritën të gjejnë zgjidhje politike për krijimin e institucioneve të reja dhe pranon se vonesa në krijimin e institucioneve.
“Ne me të vërtetë shpresojmë se politikanët në Kosovë do t’i lënë anash dallimet, armiqësitë dhe kokëfortësitë dhe do të pajtohen për krijimin e një Parlamenti të ri dhe një Qeveri të re për hir të qytetarëve të tyre, të popullit të Kosovës – të cilët meritojnë më shumë se kaq”, tha ajo, gjatë një interviste për gazetën “Zëri”.
Diplomatja gjermane tha se kosovarët as në vitin 2015 nuk do të mundë të lëvizin lirshëm për në BE nëse vazhdohet me këtë rrugë.
“Derisa misioni i ardhshëm vlerësues i BE-së, në kuadër të Udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave, pritet ta vizitojë Kosovën në pranverë të vitit 2015, ne nuk presim liberalizimin e vizave për kosovarët gjatë vitit të ardhshëm”, shprehet ambasadorja Viets.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












