Shkurt.ch
Vidmer-Schlumpf kundër vënies në pyetje të themeleve të shtetit
Duhet mbrojtur kundër logjikës që shtyllat kryesore të shtetit tonë të vihen vazhdimisht në pikëpyetje”, citohet të ketë thënë Widmer-Schlumpf
Ministrja federale e financave, Eveline Widmer-Schlumpf është hedhur në sulm kundër atyre që sipas saj kritikojnë pa arsye dhe në mënyrë të vazhdueshme institucionet e vendit.
“Përpjekja që gjithmonë dhe me çdo kusht të fitojë qëndrimi yt, nuk shkon me sistemin e konkordancës”, ka thënë ajo në një intervistë për gazetën “Schweiz am Sonntag”, të cilën e transmetojnë shumica e gazetave të së dielës.
“Nuk dihet më se çfarë funksionon e çfarë jo në sistemin tonë. Debatet shkojnë gjithmonë në drejtim të kritikës së pa kritere. Nëse institucioneve gjithmonë u potencohet se po punojnë keq, kjo dikur mund të rezultojë me një efekt destabilizues. Andaj duhet mbrojtur kundër logjikës që shtyllat kryesore të shtetit tonë të vihen vazhdimisht në pikëpyetje”, citohet të ketë thënë Widmer-Schlumpf.
Pyetjes nëse me këtë i referohet SVP-së gjegjësisht eksponentëve të kësaj partie, ministrja i është përgjigjur se nuk i interesojnë emrat dhe personat. Por, fakti se SVP-ja po bën kaq shumë zhurmë rreth azilit dhe madje po bën thirrje për rezistencë, sipas saj ka të bëjë shumë me zgjedhjet nacionale që mbahen në tetor.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











