Bota
Vidhen xhevahirë në vlerë prej 2 milionë eurosh
Gjashtë hajdutë të paidentifikuar hynë në një nga kështjellat më të njohura të Francës
Gjashtë hajdutë të paidentifikuar hynë në një nga kështjellat më të njohura të Francës, lidhën pronarët e tyre dhe ikën me xhevahirë dhe para të gatshme me vlerë prej të paktën 2 milionë euro.
Prokurorja Beatrice Angelelli-Lamotte deklaroi se policia është vënë në kërkim të hajdutëve që kishin grabitur gjatë natës së kaluar në kështjellën Chateau de Vaux le Vicomte, në juglindje të Parisit.
Ajo deklaroi se hajdutët nuk ishin të armatosur dhe se pronarët, një çift në vitet e 80-ta, nuk u lënduan.
Kështjella e shekullit të 17-të ka tërhequr vëmendjen nga yjet e të gjithë botës, veçanërisht që nga viti 2007, më konkretisht dasma e Eva Longoria dhe yllit të NBA-së, Tony Parker, të cilët më vonë u divorcuan, raporton Gazeta Express.
Kështjella fillimisht ishte projektuar për ministrin e Financave të Mbretit Louis XIV, Nicolas Fouquet, e cila ka një sallon me dysheme mermeri, dhomë për ngrënie me llambadar dhe kopshte të krasitura me përkushtim Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













