Lajme
Videoja e re tregon si e goditën raketat iraniane aeroplanin ukrainas
Një video e re tregon raketat iraniane që godasin fluturimin 752 të Airlines Ukrainian, para se të rrëzohej – duke vrarë 176 – përfshirë 63 kanadezë – pasi presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se avioni u rrëzua ‘gabimisht’.
Pamjet u shfaqën disa orë pasi Trump zbuloi se ai ka dyshime serioze përplasja u shkaktua nga dështimi mekanik, siç kanë pretenduar zyrtarët iranianë, shkruan Alsat-m.tv.
“Ishte duke fluturuar në një lagje mjaft të ashpër. Dikush mund të ketë bërë një gabim,” u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë të enjten. “Kam një ndjenjë që diçka shumë e tmerrshme ka ndodhur, shumë shkatërruese”.
Zyrtarët e Pentagonit kanë thënë se ata besojnë se aeroplani ukrainas shpërtheu në qiell pasi u godit nga një sistem raketash antiajrore iraniane.
Videoja tregon aeroplanin në flakë në ajër para se të zbriste dhe të shpërthente në një distancë të shkurtër nga qyteti.
Nëse do të ishte e vërtetë, incidenti do të ishte jashtëzakonisht i turpshëm për Iranin i cili kishte kërkuar të shmangte vrasjen e ndokujt në sulmet e së mërkurës. Tetëdhjetë e dy nga pasagjerët e aeroplanit ishin iranianë.
Në aeroplan ishin 82 iranianë, 63 kanadezë, tre britanikë, 11 ukrainas, 10 suedezë, katër afganë dhe tre gjermanë, përcjell Albinfo.ch.
NYTLogo_gray#888888
nytimes.com
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









