Kosova
VIDEO: Të rinjtë tregojnë nëse kanë aplikuar ndonjëherë për vizë
Ndërsa, studentja Florinda Demukaj, thotë se ka aplikuar për vizë, me qëllim që ta vizitojë Zvicrën
Të rinjtë kosovarë tregojnë nëse kanë aplikuar për vizë Schengen dhe cili është qëllimi i tyre për udhëtim në vendet e Evropës Perëndimore.
Shumë studentëve nga Kosova nuk u është ofruar mundësia të udhëtojnë në vendet evropiane. Ata duan t’i vizitojnë, studiojnë ose punojnë në vende të tjera.
Disa nga të rinjtë e anketuar, nga Radio Evropa e Lirë, thonë se kanë aplikuar për vizë pune në ndonjë vend të Evropës, ndërkaq të tjerët për viza turistike, por edhe për qëllime studimore, përcjell albinfo.ch.
“Herën e parë e kam marr dhe kam punuar atje. Tash herën e dytë jam duke pritur. Por, hera e dytë është shumë gjatë, prej 12 marsit 2017 kur kam bërë termin, kam pritur një vit për ta dorëzuar aplikacionin. Tash një vit e gjysmë po pres përgjigjen dhe s’ka ndonjë përgjigje”, është shprehur Besart Beqiri nga Prishtina, i cili thotë se ka aplikuar për vizë pune në Gjermani
Ndërsa, studentja Florinda Demukaj, thotë se ka aplikuar për vizë, me qëllim që ta vizitojë Zvicrën.
Edhe studenti Gentrit Mrasori thotë se ka aplikuar për vizë, për vizita në shtete të Evropës.
“Kryesisht kam aplikuar kryesisht me qëllim të vizitave me karakter kulturore, mbajtje koncertesh, meqë jam student në Fakultetin e Arteve”, tha ai.
Studentja Raza Shala thotë se sikur do të mund të siguronte një vizë do ta shfrytëzonte të studiojë në ndonjërin nga vendet e Perëndimit.
Kohët e fundit është rritur interesimi i qytetarëve për të siguruar një vizë pune për në vendet e Bashkimit Evropian.
Madje, kjo dukuri ka marrë përmasa shqetësues. Kjo ka bërë që edhe Kuvendi i Kosovës në një seancë të jashtëzakonshme të debatojë për dukurinë e ikjes së të rinjve nga Kosova.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja










