Autotech
Vetura që u shit për 19 milionë dollarë
Blerësi është një koleksionues makinash nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës i cili e bëri blerjen nëpërmjet telefonit
Një Alfa Romeo 8C 2900B Touring Berlinetta u shit në ankand për vlerën e çmendur të 19 milionë dollarëve.
Ky model është një ndër simbolet e periudhës së para luftës së dytë botërore, e vitit 1939, dhe paraprakisht vlerësohej se do të shitej mes 16 dhe 22 milionë dollarëve. Ankandi filloi me 11.3 milionë dollarë, transmeton ‘Scan’.
Vetura cilësohet si tepër e veçantë nga koleksionuesit dhe të pasionuarit pas vetura, sidomos atyre klasike, për shkak të teknologjisë që përmban, përfshirë kompresorë të dyfishtë si dhe një motor 8-cilindërsh, i rrallë për kohën, përcjell albinfo.ch.
Vetura tashmë do t`i kalojë pronarit të saj të pestë, i cili e ka blerë për 19 milionë dollarë.
Blerësi është një koleksionues makinash nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës i cili e bëri blerjen nëpërmjet telefonit.
Gjatë ankandit u shit edhe një Serenissima Spyder e vitit 1966 për 1.8 milionë dollarë, dy herë më shumë se vlerësimi paraprak. Ky eveniment mblodhi edhe shumë kureshtarë pasi një pjesë e madhe erdhën vetëm për të parë. Eventi mund të cilësohet padiskutim i suksesshëm pasi në total arriti të mbledhë diçka më shumë se 30 milionë dollarë.
Të ngjashme
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Slloveni
Ganimet Shala, e vetmja shqiptare që kandidon për deputete në Slloveni Shqiptarja nga Lubjana synon një vend në Parlamentin e Sllovenisë, duke premtuar ndershmëri, guxim dhe angazhim... -
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon -
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore














