Shqipëria
Vetura për banorë: Ku renditet Shqipëria dhe cilat vende kryesojnë
Normat më të larta të motorizimit u regjistruan në Itali (701 për 1 000 banorë), Luksemburg (670 për 1 000 banorë), Finlandë (666 për 1 000 banorë) dhe Qipro (661 për 1 000 banorë)
Ndërsa numri i banorëve në Shqipëri ka zbritur në 2.36 milionë, në kontrast numri i mjeteve sa vjen e po shtohet. Censi i vitit 2023 reduktoi me të paktën 400 mijë numrin e banorëve në vend, çka bëri që treguesit për frymë të kërcejnë për shkak të reduktimit të popullsisë.
Kjo bëri që dhe raporti i numrit të automjeteve të pasagjerëve në raport me popullsisë të kërcejë në 328 mjete për 1000 banorë në vitin 2024, nga 232 që ishte ky tregues në 2022-n, para Censit. Të dhënat janë bërë publike nga Eurostat, ku raportohen të gjitha shtetet e Evropës.
Pavarësisht rritjes, që në pjesën më të madhe i dedikohet rregullimit statistikor të popullsisë, Shqipëria vijon të mbetet ndër vendet me numrit më të ulët të autoveturave në raport me popullsinë, shkruan Monitor, transmeton albinfo.ch.
Sipas të dhënave të Eurostat, mesatarja e bashkimit Evropian në vitin 2024 ishte 578 mjete pasagjerësh për 1000 banorë, apo 75% më e lartë se në Shqipëri.
Ky tregues është në kontrast me trafikun e lartë me të cilën përballen shumë zotërues automjetesh si në rrugët ndërqytetetase, ashtu dhe brenda tyre, sidomos në Tiranë e Durrës. Krahas trafikut, edhe ndotja që ato shkaktojnë është shumë e lartë, për shkak se pjesa më e madhe e tyre është më naftë. Shumë shpesh tymi i zi që lëshojnë makinat në mes të qytetit, të depërton direkt në mushkëri.
Shqipëria, rekord në Evropë për regjistrimin e makinave me naftë edhe në 2024, me 66% të totalit
Në rajon, Shqipëria, që dikur ishte e parafundit (Turqia e fundit) ka lënë pas dhe Bosnjë Hercegovinën (321), Maqedoninë e Veriut (318) dhe Kosovën (232). Në rajon na e kalon Mali i Zi (417) dhe Serbia (377).
Edhe nëse bëhen llogaritjet me vitin 2025, duke u bazuar në numrin e autoveturave në fund të vitit, që sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, ishte 847 mijë autovetura, treguesi rritet në 358 mjete/1000 banorë, duke mbetur sërish më e ulët se Serbia.
Evropa
Sipas publikimit të Eurostat për transportin në Evropë, norma e motorizimit për automjetet e pasagjerëve në rrugë është numri i makinave të pasagjerëve në raport me madhësinë e popullsisë. Në BE, ky tregues ishte mesatarisht 578 makina pasagjerësh për 1 000 banorë në vitin 2024. Normat më të larta të motorizimit u regjistruan në Itali (701 për 1 000 banorë), Luksemburg (670 për 1 000 banorë), Finlandë (666 për 1 000 banorë) dhe Qipro (661 për 1 000 banorë). Normat më të ulëta u regjistruan në Letoni (424 për 1 000 banorë), Rumani (444 për 1 000 banorë) dhe Hungari (447 për 1 000 banorë).
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












