Autotech
Vetura e parë elektrike sportive zvicerane
Vetura do të prezantohet edhe në Panairin e Veturave në Gjenevë
Fotot e para të prototipit elektrik Piëch Mark Zero janë zbuluar. Vetura do të prezantohet edhe në Panairin e Veturave në Gjenevë, përcjell albinfo.ch.
Anton Piëch “ka benzinë” në gjakun e tij: ai është djali i Ferdinand Piëch, ish-kryetar i bordit në Volkswagen, dhe stërnipi i Ferdinand Porsche, themelues i Porsche-s. Por ai po largohet nga lëndët djegëse fosile dhe po përqendrohet, në pjesën më të madhe, në mobilitetin e qëndrueshëm, shkruan “Swissinfo.ch”.
Kompania ka prezantuar modelin e saj të parë, një veturë sportive elektrike, para Panairit Ndërkombëtar të Gjenevës, që do të mbahet nga 7 deri më 17 mars.
Thuhet se vetura peshon më pak se 1,800 kg dhe mund të udhëtojë 500 kilometra në një bateri të ngarkuar.
Gjithsesi janë zbuluar vetëm imazhe dhe adhuruesit e shpejtësisë do ta kenë mundësinë ta shohin nga afër në Gjenevë, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













