Shkurt.ch
Vetëvritet pasi plagos partneren
Edhe përkundër plagosjes, zviceranja ka arritur të largohet me veturë disa qindra metra, prej nga e ka alarmuar Policinë Kantonale të St. Gallenit
Mëngjesin e së mërkurës, në Gossau SG të Zvicrës ka ndodhur një tragjei e rëndë: Një zviceran 52-vjeçar ka shtënë mbi partneren e tij duke e plagosur në kokë. Më pas ajo ka arritur të largohet, ndërsa ai ka bërë vetëvrasje.
Pak pas orës 09.30 në rrugën “Schwalbenstrasse” janë dëgjuar të shtëna me armë. Policia në vendngjarje ka gjetur një zviceran të vrarë 52-vjeçar. Pas një kohe të shkurtër, në stacionin policor është lajmëruar një zvicerane e plagosur 42-vjeçare. Ajo ka deklaruar se është plagosur nga partneri i saj i jetës.
Sipas hetimeve të “Blick” bëhet fjalë për një çift zviceran që kanë pasur probleme të ndarjes, përcjell Albinfo.ch.
Edhe përkundër plagosjes, zviceranja ka arritur të largohet me veturë disa qindra metra, prej nga e ka alarmuar Policinë Kantonale të St. Gallenit. Tashmë ajo është lëshuar nga spitali, pasi ka pësuar vetëm plagë sipërfaqësore. Hetimet e mëtutjeshme janë në rrjedhë e sipër.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









