Shkurt.ch

Vetëvritet, pasi nuk pranon të kthehet në Rusi

Rusi po mbahej në burgun për deportim pasi që kërkesa e tij për azil ishte hedhur poshtë

Një i burgosur rus ka varur veten në natën ne mes të të dielës dhe të hënës në burgun për deportim në Aeroportin e Cyrihut. Gardiani ikujdestar ka gjetur në mëngjesin e djeshëm trupin e pajetë të të burgosurit në qelinë e vet, bën të ditur në një komunikatë zyra për zbatim të ligjit.

Gardiani ka alarmuar policinë dhe ndihmën e parë, të cilët kanë kosntatuar vdekjen e të burgosurit.

Prokuroria Shtetërore e Winterthurit ka nisur një hetim lidhur me rastin, ndërsa kufomës së të vdekurit pritet t`i bëhet obduksioni.

Shtetasi 30 vjeçar rus ishte arrestuar dhe po mbahej në burgun për deportim pasi që kërkesa e tij për azil ishte hedhur poshtë, ndërsa ai nuk kishte dashur të kthehej vullnetarisht në Rusi.