Shkurt.ch
Vetëvritet në burg, i akuzuari për vrasjen e të bijës
I dyshuari kryesor për vrasjen e vajzës së tij 4 vjeçe, të kryer në muajin shkurt në Niederlenz (AG) ka kryer vetëvrasje pasditen e të mërkurës. Ai, siç bën të ditur prokuroria e Kantonit Aargau, duke qenë në burg, ka kërcyer nga shkallët dhe i ka marrë vetes jetën.
Personi i sigurimit i cili po e shoqëronte, nuk ka pasur mundësi të parandalonte vetëvrasjen thuhet në njoftim.
I burgosuri ka pësuar një lëndim të rëndë truri dhe kafke dhe për pasojë ka vdekur në spital të njëjtën ditë.
Vajza 4 vjeçe ishte gjetur e vdekur në mbrëmjen e 1 shkurtit në një banesë në Niedelenz. Ajo kishte pasur plagë vdekjeprurëse nga therjet me thikë në zonën e gjoksit. Gruaja 43 vjeçe e të akuzuarit për vrasje, nëna e vajzës ishte gjetur me lëndime të lehta. Ndërsa i dyshuari kryesor për vrasje, personi tashmë i vetëvrarë kishte pasur lëndime të rënda.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










