Vetëvritet i burgosuri që do të dëbohej
Sipas një zëdhënëseje të entit për ekzekutim të dënimeve, nuk ka pasur indikacione për rrezikun nga vetëvrasja të personit në fjalë

Natën nga e hëna në të marten, në burgun për deportim në Aeroportin e Cyrihut një qytetar 23 vjeçar marokan i ka marrë jetën vetes duke u varur me rripin e pantollonave. Ai është gjetur i vdekur nga rojat e burgut në orën 5.30 të mëngjesit.
Ai do të riatdhesohej në Marok për shkak të qëndrimit ilegal në Zvicër, ka njoftuar sektori për informim i Qeverisë së Cyrihut. Sipas një zëdhënëseje të entit për ekzekutim të dënimeve, nuk ka pasur kurrfarë indikacionesh për rrezikun nga vetëvrasja të personit në fjalë. Në një rast të tillë atij nuk do t`i lejohej mbajtja e rripit.
Në rastet e mungesës së indikacioneve, të burgosurit për deportim trajtohen më lehtë se sa të burgosurit për kryerje veprash penale.
Nga ana tjetër, Policia Kantonale, mjeku dhe prokurorja përgjegjëse kanë përjashtuar po ashtu veprimin e palës së tretë në këtë rast.
Që nga hapja e këtij burgu, në vitin 1995 ky është rasti i parë i vetëvrasjes së një të burgosuri..
E-Diaspora
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë? Vjena pas tre vjetësh bie nga froni...
-
Ansambli “Trojet” përfaqëson shqiptarët në festën e Kreuzlingen-it
-
“Refugjati” nga Alan Gratz, një rrëfim përtej kufijve gjeografikë dhe kohorë
-
Londër: Janina Oseku fiton çmimin e parë për “Miss Diaspora 2025”
-
Mërgata shënon Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve: “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë”
Jeta në Austri
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë? Vjena pas tre vjetësh bie nga froni...
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€
-
Austria prezanton pensionin e pjesshëm
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Der Standard: “Në Kosovë tani po mbretëron kokëfortësia”