Kosova
Vetëvendosja në shtator synon të rrëzojë Qeverinë Hoti

Thuhet se në muajin shtator Lëvizja Vetëvendosje do të intensifikojë veprimet për të rrëzuar qeverinë Hoti. Anëtari i kryesisë së LVV-së, Haki Abazi, thotë se mocioni i mosbesimit është një proces që pritet të ketë sukses, duke llogaritur në mbështetjen e një pjese të LDK-së, por edhe të PDK-së, përcjell albinfo.ch.
Së fundmi, ish-zëvendëskryeministri, Haki Abazi në një intervistë për KosovaPress thotë se në bazë të zhvillimeve që pritet të ndodhin javët në vijim, duhet të ketë rikonfirmim të legjitimitetit qytetar.
“Ky është proces, normalisht presim që të realizohet me sukses edhe nënshkrimi i të gjitha subjekteve që janë duke parë që me këtë qeveri jemi në rënie të lirë…Unë mendoj që edhe një pjesë e LDK-së është e pakënaqur me atë se çfarë ka rezultuar i gjithë orkestrimi për të rrëzuar qeverinë legjitime dhe krijuar një qeveri që është e paaftë për të menaxhuar situatën. Është në të mirën e të gjithëve që mos të thellohet kriza politike, por edhe problemet e tjera me të cilën është duke ballafaquar vendi. Unë pres në 2-3 javët e ardhshme zhvillime të rëndësishme për vendin, e cila situatë ka me kërkua rikonfirmim të legjitimitetit qytetar”, thotë ai.
Ani pse u shpreh se ka një lloj flirti mes PDK-së dhe LDK-së për bashkëqeverisje, Abazi thotë se beson që në këtë parti do të ketë mendim të shëndoshë dhe racional për vendin.
“Është një diversitet, mos të them dallime brenda partive politike në atë se çfarë duhet të bëhet. Sigurisht që kemi parë një flirti dhe bashkëpunim të PDK-së nën tavolinë me LDK-në për përcaktimin e anëtarëve të bordeve publike, interesave të grupeve të ndryshme. Por gjithashtu mendoj që në secilën parti ka mendim të shëndosh dhe racional në atë se ku është duke shkuar vendi”, u shpreh Abazi.
Ndërkohë, ish-zëvendëskryeministri e cilëson si manovër politike kandidimin e Ramush Haradinajt për president të vendit.
“Dosido është tentim i manovrimi të hapësirës politike, por assesi nuk mund t’i ikë zgjedhjeve sepse është e vetmja formë edhe sovrani është i vetmi faktor që përcakton formën e përfaqësimit. E që rrjedhimisht nxjerr edhe presidentit sepse ne jemi shtet parlamentar dhe presidenti është i përcaktuar me Kushtetutën të jetë figurë unifikuese. Nuk ma merr mendja që dikush beson që një përfaqësues i një partie politike që ka 8 përqind të përkrahjes qytetare të konsiderohet figurë unifikuese për gjithë vendin”, thotë ai.
Krahas kësaj ai kërkoi kujdes që të mos hapet tema e asociacionit të komunave serbe në dialogun Kosovë-Serbi.
“Përveç që nuk e ka guximin, nuk e ka as njohuri, sepse në disa deklarata radhazi ka thënë se në do të shkojmë kudo që na ftojnë. Kjo nuk është qasje serioze ndaj një procesi shumë të komplikuar dhe të rëndësishëm”, thotë ai.
Nevojën e zgjedhjeve të reja Abazi e arsyeton edhe sa i përket keqmenaxhimit me pandeminë Covid-19, që sipas tij, vendi po shkon drejt një katastrofe humanitare. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Promovim libri në Konsullatën e Kosovës në Cyrih Promovohet libri “Kundrime Letrare” i autorit Mërgim Bekteshi, botim i Shtëpisë Botuese “Littera”...
-
Shqiptari, në listën e të kërkuarve nga Europoli, për vrasjen e bashkatdhetarit
-
Volketswil: Të dielën zhvillohet turneu i shkollave shqipe në futboll
-
Mërgimtari arrestohet në SHBA pasi hipi në aeroplan me armë
-
Numërohen rreth 62% e zarfeve të diasporës, kryeson PS me 65 mijë vota
Jeta në Austri
-
Qiraja e re, rregulla të reja: Si funksionojnë zgjatjet e kontratave të qirasë në Austri? Rinovimi i kontratës së qirasë në Austri nuk është gjithmonë i thjeshtë nga afatet ligjore deri...
-
Çmimi i arit mund të arrijë në afro 300 euro për gram, deri në vitin 2030
-
Tradita e pushimeve: Ku do të shkojnë austriakët në verën e 2025?
-
Austri: Buxheti i ri sjell rritje të ndjeshme tarifash për qytetarët
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri