Futboll
Vetëm një ia kalon Shaqirit: Ai është Behrami, pjesëmarrës në 6 kampionate
Më shumë se ai, pjesëmarrës në kampionate ka qenë vetëm shqiptari tjetër: Valon Behrami. Ai mban rekordin, me 6 pjesëmarrje në kampionatet botërore dhe evropiane
Në një prezantim prej një faqeje që gazeta Blick i bën në numrin e saj të sotëm Xherdan Shaqirit, zgjedh momentet më të rëndësishme të karrierës së gjatë të yllit shqiptarozviceran në fanellën e kombëtares së Zvicrës.
Në mesin e shumë arritjeve gazeta veçon het trikun e Shaqirit në Kampionatin Botëror të Futbollit, të mbajtur në vitin 2014 në Brazil, transmeton albinfo.ch.
Ai, në ndeshjen kundër Hondurasit, jo vetëm që kishte shënuar tre gola, por kishte thyer edhe rekordin botëror për golin më të shpejtë (llogaritur nga fillimi i ndeshjes), duke qëlluar në minutën e gjashtë të lojës. Rekordin e deriatëhershëm e kishte mbajtur gjermani Leopold Kielholz, i cili në vitin e largët, 1934 kishte shënuar në minutën e shtatë kundër Holandës.
Në vitin 2016 Shaqiri sërish ndodhet nën dritën e reflektorëve: ai shënon golin që është njohur zyrtarisht si më i bukuri në Kampionatin Evropian që atë vit po mbahej në Francë.
Në Kampionatin Botëror të mbajtur në vitin 2018 në Rusi, Shaqiri së bashku me Xhakën, i mbështetur edhe nga Lichtsteiner bëjnë simbolin e famshëm të shqiponjë, shkruan albinfo.chs. Ky gjest kishte ngjallur debat të nxehtë në mediat zvicerane e më gjerë dhe, për më tepër, i kishte sjellë dënim me të holla të tre protagonistëve.
Duke marrë pjesë në 5 kampionate ebvropiane e botërore deri më sot, Shaqiri është në 5-shen e madhe të përbërë nga: Lichtsteiner, Barnetta, Djourou dhe Fernandez. Më shumë se ai ka marrë pjesë në kampionate vetëm edhe shqiptari tjetër: Valon Behrami, transmeton albinfo.ch. Ai mban rekordin historik ndër lojtarët e Zvicrës, me 6 pjesëmarrje në kampionatet botërore dhe evropiane deri më sot.
E-Diaspora
-
Luana Bajrami drejt “Oscar”-it, filmi i saj nominohet në kategorinë e filmit të shkurtër Nga Kosova në “Oscar”, Luana Bajrami me film të nominuar... -
Shoqata “Parandalo”, debat për shëndetin mendor -
Davos
House of Kosova në Davos: Diplomaci aktive gjatë ditës, tinguj rok në mbrëmje -
Gjermani
Humb jetën në aksident mergimtarja shqiptare nga Gjermania -
SHBA
Labearta Hasanramaj specializon në SHBA dhe bën shqiponjën me duar
Jeta në Austri
-
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin "Në rregull, po vij, dhe do të paraqitem para gjyqit", kishte thënë i akuzuari për vjedhje... -
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt











