Shkurt.ch
SVP-në e zgjedhin 27% të vendësve dhe vetëm 8% të secondove
Të rinjtë me prejardhje të huaj janë përgjithësisht më pak të interesuar për politikë ndërsa kur janë, atëherë preferojnë partitë e majta, gjegjësisht Partinë Socialdemokrate dhe Partinë e Gjelbër por edhe atë liberale (FDP)
„Secondot“, siç quhen ndryshe në Zvicër të rinjtë e gjeneratës së dytë ose me prejardhje të huaj, nuk dallohen shumë nga moshatarët e tyre vendës. Së paku sa i përket gjuhës që përdorin, modës, shijeve etj. Por ndryshon puna kur jemi te politika. Ndryshe nga zviceranët pa sfond migracioni, të cilët zgjedhin më së shumti SVP-në (27%), secondot këtë zgjedhje e bëjnë në vetëm 8% të rasteve.
Në këtë përfundim ka ardhur studimi mbi trendet elektorale i realizuar nga “Selects”, shkruan gazeta 20Minuten.
Më tutje studimi konstaton se të rinjtë me prejardhje të huaj janë përgjithësisht më pak të interesuar për politikë ndërsa kur janë, atëherë preferojnë partitë e majta, gjegjësisht Partinë Socialdemokrate dhe Partinë e Gjelbër por edhe atë liberale (FDP), përcjell albinfo.ch. Kështu, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2011, për SP/PS ishin përcaktuar 24% të të rinjve nga kjo kategori
Edhe temat politike që preokupojnë të rinjtë me prejardhje të huaj dallojnë nga ato që janë në fokus të moshatarëve të tyre “vendorë”. Përderisa vendësit më së shumti preokupohen me temën e migracionit, secondot në plan të parë kanë ekonominë.
Dallime të dukshme ka edhe sa i përket shkallës së interesimit për politikë të dy kategorive të përmendura. Secondot flasin më rrallë për politikë, lexojnë më pak gazeta dhe shikojnë më pak lajme që lidhen me politikën. Vetëm një e treta e të rinjve me prejardhje të huaj në zgjedhjet e fundit kanë dalë për të votuar ndërkohë që këtë gjë e kanë bërë një e dyta e të rinjve pa prejardhje info.chtë huaj, thuhet veç tjerash në studim.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi Sipas shifrave zyrtare gjuha shqipe flitet me 3 përqind... -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












