Integrimi
Vetëm 10 ditë procedura për azilkërkuesit e Kosovës dhe Serbisë
"Personat nga vendet e sigurta, të cilët edhe ashtu nuk kanë asnjë shans për azil, po bëhen problem për refugjatët e vërtetë të luftës për të cilët po behet gjithnjë më e vështirë t`i strehojmë"
Ndonëse nuk kanë asnjë shans për t`iu njohur azili, refugjatë të shumtë nga Kosova dhe Serbia ia mësyjnë Austrisë. Vitin e kaluar nga këto dy vende kanë kërkuar azil 2700 veta, prej të cilëve mbi 1900 nga Kosova. Të dy vendet, nga Austria konsiderohen “të sigurta”.
Kështu, duke qenë se ky status nuk i ndalon ata nga kërkimi i azilit, ministrja e brendshme e Austrisë ka paralajmëruar ashpërsim të qasjes ndaj qytetarëve të Kosovës dhe të Serbisë. Duke fulluar nga cera e këtij viti ministrja Johanna Mikl-Leitner do të vendosë një procedurë të shkurtuar për këta shtetas.
“Personat nga vendet e sigurta, të cilët edhe ashtu nuk kanë asnjë shans për azil, po bëhen problem për refugjatët e vërtetë të luftës për të cilët po behet gjithnjë më e vështirë t`i strehojmë”, ka thënë Leitner.
Procedura që ajo synon ta vendosë parasheh që për azilkërkuesit nga vendet e përmendura brenda dhjetë ditësh të vendoset gjithçka, shkruan krone.at. Madje, për dëbimin e tyre nuk do të pritet përgjigja e ankesës së rregullt që mund të kenë bërë ata.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












