Lajme
“Vetë-testet”, nga 7 prilli në çdo barnatore të Zvicrës
Nëse vetë-testi është pozitiv, rezultati duhet të konfirmohet nga testi më i saktë PCR në një laborator

Kryerja e testit të koronës vetë dhe në mënyrë të lehtë, në shtëpi, do të jetë e mundur shumë shpejt në Zvicër. Më 7 prill, vetë-testi i parë do të jetë tashmë në farmacitë zvicerane.
Ministri federal i shëndetësisë, Alain Berset e ka bërë të ditur këtë lajm në emisionin “Samstagsrundschau” të Radio SRF.
Fillimi është me një sasi të konsiderueshme, thotë Berset. Megjithatë, ai nuk ka përmendur ndonjë numër specifik të testeve që janë në dispozicion, transmeton albinfo.ch. Sidoqoftë, në fillim të këtij procesi, kërkohet durim.
Strategjia federale e testimit parashikon që çdo person mund të marrë pesë vetë-teste në muaj nga farmacia. Nëse vetë-testi është pozitiv, rezultati duhet të konfirmohet nga testi më i saktë PCR në një laborator.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Taulant Xhaka nis karrierën si trajner te FC Dardania Basel në divizionin e 4-të Ish-futbollisti i njohur shqiptar, Taulant Xhaka, po vazhdon karrierën e tij në futboll, por tani në...
-
Qeveria e Kosovës nga një korriku subvencionon policat e sigurimit për mërgimtarët
-
Oficeri i FSK-së, diplomon në Akademinë e Mbrojtjes në Kroaci
-
30 Vjet me Filarmoninë e Vjenës, Shkëlzen Doli: Një udhëtim i jashtëzakonshëm muzikor
-
“Lulëkuqet” nga Berna ftojnë gratë shqiptare t’i bashkohen korit të tyre
Jeta në Austri
-
Subvencionet mbi 1,500 euro do të bëhen publike në Austri nga shtatori Austria po ndërmerr një hap të rëndësishëm drejt transparencës me hyrjen në fuqi të një ligji...
-
Vala e të nxehtit në Austri nxit masa emergjente
-
Austria synon të shtyjë punonjësit mbi 60 vjeç të qëndrojnë më gjatë në punë
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht