Kosova
Veseli: S’ka korrigjim, s’ka Republikë serbe, ka veç një Mitrovicë
Kryeparlamentari Kadri Veseli ka thënë se qëndrimi i tij për dialogun me Serbinë është që nuk duhet të ketë kurrfarë korrigjimi të kufijve, as s’duhet të ketë asociacion me komuna me shumicë serbe me fuqi ekzekutive, e do të ketë vetëm një Mitrovicë.
Në Rubikon të KTV-së, ai ka thënë se dialogu nuk do të sjellë korrigjim as të lehtë e as të rëndë të kufirit, përcjell albinfo.ch.
“Qëndrimi im është i qartë: Nuk ka korrigjim as të lehtë as të rëndë. S’ka Republika Serbe e as Kosovë pa Mitrovicë. Mitrovica është një. Administrativisht le të quhen si të duan, por është një. Mitrovica është dhe do të jetë një. Është veç Kosovë. Në një komunë do të jetë kur të duan qytetarët e dy komunave. Janë bërë dy njësi administrative, por s’ia prish kush hijeshinë. Do të jetojnë shqiptarët, serbët e do t’iu kthehen pronat familjes së Isë Boletinit”, ka thënë ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










