Kosova
Veseli, optimist për vizat
Ndryshe nga kryeministri Ramush Haradinaj, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka folur për mosliberalizimin e vizave për kosovarët, duke thënë se nuk është e vërtetë se për të ka ndikuar Shefja për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, shkruan albinfo.ch.
“Federica Mogherini ka kryer një punë të shkëlqyer. Nuk është mirë të krijohet përshtypja me individë – ajo ka kryer një punë të shkëlqyer në çështjen e liberalizimit të vizave dhe është një nga përkrahëset me të fuqishme për liberalizimin e vizave, siç është edhe Komisioni Evropian. Lëvizja e lirë e qytetarëve tanë ka të bëjë me vendet anëtarë të BE se sa me Komisionin ose Parlamentin Evropian, që janë tërësisht në favorin tonë. Janë gjëra që nuk mund t’i ndryshojë as Federica Mogherini”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se liberalizimi i vizave duhet të ndodhë, sepse Kosova e meriton.
Veseli kërkon nga BE-ja t’i trajtojë barabartë Kosovën dhe Serbinë dhe përsëriti qëndrimin se nuk do të tërhiqen nga taksa 100 për qind.
Ai ka përmendur edhe letrën e presidentit Trump, duke thënë se qëndrimi unifikues nuk do të thotë cenim për territorin e Kosovës, e as krijimi i Asociacionit me kompetenca ekzekutive.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












