Kosova
Veriu mbetet zona më problematike për luftimin e kontrabandës
Sipas Doganës së Kosovës dhe Policisë Kufitare, taksa nuk ka ndikuar në rritjen e nivelit të kontrabandës nga këto shtete
Që nga koha kur Qeveria e Kosovës vendosi taksën doganore 100 për qind ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovinës (më 21 nëntor 2018), në vazhdimësi është shtruar edhe dilema e rritjes së kontrabandës me mallra, sidomos nga Serbia.
Por, sipas Doganës së Kosovës dhe Policisë Kufitare, taksa nuk ka ndikuar në rritjen e nivelit të kontrabandës nga këto shtete. Ndërkaq, përfaqësues të komunitetit të biznesit thonë se kontrabanda si dukuri është e pranishme, por jo në nivel shqetësues.
Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, tha për Radion Evropa e Lirë se kohët e fundit, e sidomos pas vendosjes së taksës, Dogana ka vërejtur se ka rënie të kontrabandimit të mallrave.
“Në aspektin e kontrabandimit të mallrave ne kemi parë një ulje të kontrabandës, edhe pse përkundër marrjes së masës mbrojtëse prej 100% nga Qeveria e Kosovës nga data 21 janar, ne kemi pritur një tendencë të rritjes së kontrabandës, por fatmirësisht falë angazhimit dhe punës së Doganës nuk kemi vërejtur se ka rritje të theksuar të kontrabandës”, tha Stavileci.
Para vendosjes së taksës, statistikat tregonin se Serbia printe për kah eksporti i mallrave në Kosovë. Ky eksport arrinte në vlerë deri në 1 milion euro në ditë. Andaj, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për imponimin e taksës 100 për qind ndaj të gjitha importeve nga Serbia, dyshimet ishin se kontrabanda mund të rritej si dukuri, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze Miranda Kajtazi, docente në Universitetin e Lundit, dhe Bahtijar Vogel, udhëheqës i Departamentit të Shkencave Kompjuterike... -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë









