Muzikë
Vepra e akademik Shyqri Nimanit, pjesë e “Fundjavës Kulturore Shqiptare”
Në ditën e dytë të "Fundjavës...", në Bazel, u prezantua profili artistik i akademikut të ndjerë, Shyqri Nimanit. albinfo.ch është partner medial i aktivitetit

“Fundjava Kulturore Shqiptare” e mbajtur të premten dhe të shtunën në Bazel kishte planifikuar një numër të madh aktivitetesh në kuadrin e saj. Në organizim të Kuvendit të Shqiptarëve të Zvicrës, Qendrës ABSM, Basel dhe shoqatës “Gjakova – Basel”, kjo “Fundjavë…” solli në sipërfaqe shumë vlera dhe arritje të komunitetit shqiptar në Zvicër, ashtu sikundër vuri në pah edhe pengesat dhe problemet me të cilat ky komunitet vazhdon të përballet, shkruan albinfo.ch. Por, nuk ishin vetëm arritjet “e brendshme” që u adresuan me këtë rast. Kishte mjaft materie në këtë mes për ndërveprimin mes diasporës, kësaj radhe asaj “të Zvicrës” dhe vendit të prejardhjes, kryesisht Kosovës.
Në këtë kuadër, organizatori kishte planifikuar një prezantim të jetës dhe veprës së mjeshtrit të ndjerë të arteve pamore dhe të studimeve mbi artin, akademikut Shyqri Nimani.
Referuesja mbi këtë temë, Dr. Xhida Lumi ka lexuar një fjalë të gjerë dhe gjithëpërfshirëse mbi jetën dhe veprën e Akademik Nimanit. Duke përvijuar jetëshkrimin e tij, ajo ka përmendur se Shyqri Nimani ishte i lindur më 6 maj 1941 në Shkodër, nga një familje gjakovare ndërsa ka ikur nga kjo jetë, më 22 qershor të vitit 2023. Ai njihet si piktor, disenjator grafik dhe pedagog shumëvjeçar në Kosovë e më gjerë. Krahas veprës së tij madhore që shtrihet në disa fusha të artit dhe përtej tij, ai njihet gjerësisht për kaligrafimin me dorë në pergamen të Deklaratës së Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, në vitin 2008.
Nimani, pasi ka kryer Shkollën e Mesme të Artit në Pejë, ka ndjekur ka mbaruar Akademinë e Arteve Aplikative në Beograd në vitin 1967, me notën maksimale 10, duke qenë dhe artisti i parë shqiptar nga Kosova, i diplomuar në këtë drejtim. Studimet pasuniversitare i kreu më 1969 në të njëjtën Akademi. Pas kësaj ai ka qenë profesor ordinar në Fakultetin e Arteve të Prishtinës. Në vitet 1976 – 1978 ka qëndruar në Japoni si bursist i qeverisë japoneze për hulumtime artistike ndërsa për një kohë të gjatë ka qenë drejtor i Galerisë së Arteve të Kosovës. Ka ushtruar edhe funksionin e dekanit të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Kosovës.
Pos me pikturë, grafikë e dizajn ai është marrë edhe me shkrime mbi historinë e artit shqiptar. Kështu ai ka botuar disa monografi për artin mesjetar dhe bashkëkohor shqiptar. Ka përkthyer edhe libra nga gjuhë të huaja. Disa nga monografitë reprezentative dhe më të rëndësishme të tij mbi trashëgiminë kulturore shqiptare, mund të përmenden: “Onufri dhe piktorë të tjerë mesjetarë shqiptarë” (Onufri and Other Albanian Medieval Artists), Prishtinë, 1987; Arti bashkëkohor i Kosovës, (Contemporary Art of Kosova), Prishtinë, 1988; Përgatitja e librit (Book Design), Prishtinë, 1990; “Trojet shqiptare në harta dhe stema, (Albanian Lands in Maps and Emblems) etj.
Brezat pak më të vjetër e mbajnë mend Shyqri Nimanin edhe si këngëtar dhe kompozitor të muzikës së lehtë (argëtuese), autor i një numri këngësh të suksesshme që kanë qenë të njohura në atë kohë.
Pas fjalës së mbajtur nga Xhida Lumi, ABSM i ka dhënë një mirënjohje bashkëshortes së artistit të ndjerë, zonjës Samile Nimani.
Në vazhdim, i biri i Shyqri Nimanit, Alban Nimani, i njohur si këngëtar roku (“Asgjë sikur dielli”) dhe po ashtu artist pamor, disenjator grafik etj. është paraqitur me një befasi të bukur për publikun. Ai ka bërë një improvizim, duke kënduar njërën nga këngët më të njohura të Shyqri Nimanit “Adriana”, shoqëruar me piano nga pianistja e njohur shqiptare me qëndrim në Gjenevë Ermira Zyrakja-Lefort. Kjo këngë ka ngjallur nostalgji në mesin e të pranishmëve, shumica e të cilëve i takonin brezit kur këngët e Nimanit ishin hite në Kosovë.
Të ngjashme
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
24-vjeçari nga Kosova humb jetën, bie nga kati i tretë i skeleve në Milano Mërgimtari 24 vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në vendin e tij të punës në Milano...
-
Kosovarja ka mashtruar fondin e papunësisë, dënohet por nuk dëbohet
-
Marigona Toma, e vetmja shqiptare me ekspozitë në mesin e 40 artistëve zviceranë
-
Mira Murati nga krijimi i Chat GPT e Open AI te Thinking Machines Lab
-
Shqiptarja që krijoi program për zbulimin e depresionit me inteligjencë artificiale, i saktë në 99% të rasteve
Jeta në Austri
-
A mund të kthejë Gjermania azilkërkuesit në kufirin austriak? Një plan i ri i Gjermanisë për të rritur kthimet e azilkërkuesve në kufirin me Austrinë...
-
Austria planifikon ngrirjen e përfitimeve familjare për shkak të masave shtrënguese
-
Fuqia punëtore emigrante e Austrisë: Kush gjen punë shpejt dhe kush jo?
-
Austri: Ministrja austriake mbron ndalimin e shamisë për vajzat nën 14 vjeç
-
Austri: Kritikët e shohin si të vonuar reformën e pensioneve