Shqipëria

Vendos Kushtetuesja, Erion Veliaj rikthehet si kryetar i Tiranës

Gjykata Kushtetuese në Shqipëri i ka dhënë të drejtën Erion Veliajt për të vazhduar detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës.

TCH duke cituar burimet e veta ka njoftuar se  vendimmarrja në trupën e gjyqtarëve ka qenë 5-3 në favor të rrëzimit të vendimit të Qeverisë që shkarkonte kryebashkiakun e Tiranës, pas propozimit që i kishte bërë Këshilli Bashkiak i Tiranës, transmeton albinfo.ch.

Me këtë vendim, anulohet gjithashtu edhe dekreti i Presidentit Bajram Begaj për caktimin e datës së zgjedhjeve në Tiranë.