Kosova
Vendimi për deklarim të pasurisë nga mjekët dhe mësimdhënësit, shkakton reagime në Kosovë
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që mjekët e profesorët që punojnë në institucionet publike të futen në kategorinë e zyrtarëve publikë që duhet ta deklarojnë pasurinë.
E ky vendim është përcjellë me reagime.
Kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu, ka thënë që e mbështesin këtë vendim. Ai në Klan Kosova tha se do të insistojnë që të gjithë pa përjashtim të deklarojnë pasurinë.
“Nëse fokusohemi në një profesion, ose nëse e drejtojmë gishtin në profesionin tjetër, atëherë vetëm mund të kemi kësilloj deklarimesh ose ndoshta edhe irritime, siç është rasti tek deklarata e Federatës së Sindikatave. Nuk dua të kuptoj që kjo është e drejtuar kundër mjekëve, ose se mjekët dhe profesorët janë ata që janë të dyshuar ose të piketuar, por gjithsesi ne do të insistojmë që të gjithë, pa përjashtim, të deklarojnë pasurinë. Që nga koha kur janë bërë deklaratat e para nuk kam pasur ndonjë reagim negativ në këtë drejtim, është diskutuar dhe nuk është pa diçka e jashtëzakonshme. Është pranuar si një çështje normale”, tha ai, transmeton Albinfo.ch.
Ndërsa për kryetarin e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë, Blerim Syla, vendimi i sotëm i Qeverisë së Albin Kurtit, që miratoi kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë që në listën e zyrtarëve publikë që të deklarojnë pasurinë, të hyjnë edhe mjekët e licencuar dhe profesorët e universiteteve publike, është vendim shatazhues, i dyshimtë dhe një lloj presioni për stafin shëndetësorë në vend.
“Sepse një vendim i tillë erdhi vetëm pesë ditë para se të mbahet greva masive”, thotë ai.
“Është një vendim i cili vjen para datës 15 (dhjetor 2021) ku është koha e fundit për rritje të pagave edhe ligjin e pagave, ky është pikë dyshimi një lloj presioni, një lloj shantazhi. Veçse edhe do ta shohim a është kushtetues apo jo”, u shpreh ai për KALLXO.com.
Ndërkaq Rrahman Jashari, kryetar i Sindikatës së Arsimit, kërkon nga Qeveria që të kërkojë deklarim të pasurisë që nga çerdhet e më tutje, pasi thotë se gjendja ekonomike e shumicës së profesorëve, parauniversitar, është e rëndë dhe se shumica prej tyre janë në kredi.
“Pasi që ja ka nis me arsimin, le t’ia nisë që nga çerdhet, punëtorët ndihmës dhe të gjithë t’i paraqesim pasuritë tona edhe ai le të bindet se punonjësit e arsimit parauniversitar jetojnë në kushte tepër të vështira dhe mezi e lidhin muajin me muj, e pothuajse të gjithë janë me kredi”, shprehet ai.
Jashari tha se nesër do të komunikojë me sindikatën e profesorëve universitarë dhe “të shohim cili është mendimi dhe qëndrimi i tyre”. Pjesë e SBASHK-ut janë shtatë universitete në vend dhe një pjesë e profesorëve universitarë janë pjesë e kësaj organizate.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë









