Lajme
Vendim i ri për shqiptarët që duan të udhëtojnë në Gjermani
Gjermania ka vendosur rregulla të reja për shqiptarët që do të fluturojnë atje nga sot. Ato duhet që të regjistrohen në një link të vënë në dispozicion nga autoritetet gjermane. Gjithashtu njoftohet se viza nuk është më garanci për të hyrë në Gjermani, por vendimi nëse do të lejoheni apo jo do të merret në aeroportin apo kufirin gjerman nga Policia Federale.
Gjithashtu njoftohet se pas hyrjes në shtetin gjerman do të duhet të bëni 10 ditë karantinë.
Njoftimi i plotë nga aeroporti i Tiranës:
Në vëmendje të pasagjereve që udhëtojnë drejt Gjermanisë me leje qëndrimi ose pasaportë
1. Pasagjerët të cilët kanë qëndruar në Shqipëri në dhjetë ditët e fundit duhet të regjistrohen para arritjes së tyre në Gjermani në: www.einreiseanmeldung.de dhe të kenë me vete dëshminë e regjistrimit gjatë hyrjes.
2. Vetëm viza e lëshuar nuk ju jep automatikisht të drejtën e hyrjes në Gjermani. Në parim është Policia Federale ajo që në momentin e arritjes tuaj në një aeroport gjerman ose në një kufi gjerman vendos se a do të lejojë hyrjen, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville Filmi shfaqet në kuadrin e festivalit të filmit "Kino Kosova" që po mbahet në kinemanë RiffRaff...
-
“Kino Kosova”: Një realitet filmik i shikuar nga perspektiva femërore
-
Krasniqi sonte rikthehet në ring, përballet me boksierin portugez
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
Jeta në Austri
-
Çfarë më lejohet të bëj në ballkonin tim në Austri? Gjatë muajve të verës, mund të duket se çdo austriak jeton ekskluzivisht në ballkonet e tij...
-
Një përmbledhje e lajmeve më të fundit në Austri
-
A mund të paguani taksat tuaja austriake duke përdorur një llogari bankare të huaj?
-
Pse Austria renditet kaq keq në indeksin për lirinë e shtypit?
-
Nomadët digjitalë: Kush mund të punojë në distancë në Austri?