Lajme
Vendi që ka shënuar afër 10 milionë të infektimeve
Afrika po i afrohet 10 milionë infeksioneve me koronavirus ndërsa pandemia është në valën e saj të pestë në disa vende të kontinentit, njoftoi sot John Nkengasong nga organi shëndetësor i Bashkimit Afrikan.
“Ne mund të jemi lodhur nga virusi, por virusi nuk është lodhur”, tha drejtori i Qendrave të Afrikës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (Africa CDC).
“Varianti i ri Omicron është raportuar në 33 vende afrikane, ku 42 vende kanë përjetuar një valë të katërt të pandemisë dhe pesë vende të tjera një valë të pestë”, tha ai.
Është plotësisht e mundur që mund të lindin variante të reja. A mund të kemi frikë nga më shumë variante këtë vit? Absolutisht po. Viruset pësojnë ndryshim për të mbijetuar”, tha ai.
Nkengasong e cilësoi rënien e fundit të rasteve me koronavirus si një shenjë shumë të mirë, raporton Dpa, transmeton Albinfo.ch.
“Një rënie e vazhdueshme e numrit të rasteve me Omicron është raportuar në vend. Ky është një lajm shumë i mirë”, tha ai.
“Unë mendoj se Afrika e Jugut na ka treguar rrugën se si të përballemi me infeksionet në rritje dhe jo domosdoshmërisht të vendosim një masë izolimi, i cili mund të shkaktojë shumë dëm për ekonominë”, tha Nkengasong.
“Periudha kur ne merrnim masa më të ashpra si izolimi ka mbaruar. Ne kemi nevojë për vendosjen e masave në mënyrë të ekuilibruar”, shtoi ai.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










