Kuriozitete
Vendi ku vetëm 1,5 % e qytetarëve kanë internet
Turkmenistani është një vend me resurse të shumta natyrore dhe me 26 aeroporte, që është relativisht një numër i madh për një vend me pesë milionë banorë.
Afro 80 për qind e territorit të Turkmenistanit është e pabanuar dhe njihet për një lloj shkretëtire të njohur si Karakum.
Klima në këtë vend është më shumë se fascinuese – temperaturat gjatë verës arrijnë deri në 50 gradë celsius, kurse gjatë dimrit bien nën zero dhe me shumë borë.
Afro 90 për qind e banorëve janë të punësuar në institucionet shtetërore, kurse Turkmenistani konsiderohet si vendi i katër në botë me sasinë me të madhe të gazit natyror, por pavarësisht këtij fakti, qytetarët jetojnë në varfëri.
Nëse numërojmë edhe ata nën moshën 15 vjeçe, shkalla e të arsimuarve në Turmenistan është 99.7 për qind. Ky vend gjithashtu njihet për një lloj tepsie dhe për këtë arsye kanë ndërtuar edhe një muze gjigant, brenda të cilat janë të ekspozuara mijëra tepsia të vjetra mbi 200 vjet, shkruan telegrafi, përcjell albinfo.ch.
Por, ajo çfarë e bën një vend më të çuditshëm është fakti se vetëm 1,5 për qind e banorëve e shfrytëzojnë interneti, që është një përqindje shumë e ulët.
E ndërkaq presidenti i vendit nga viti 1990 e deri më 2006 ka qenë Sapamut Nijazov dhe konsiderohet si një lider kontrovers.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











