Bota
Vendi ku vazhdon të përdoret letra më së shumti në botë
Gjermania prodhon më shumë mbetje letre dhe kartoni për person se sa çdo komb tjetër i industrializuar ose në zhvillim i G20-ës, deklaroi qeveria në përgjigje të një kërkese informacioni nga Partia e të Gjelbërve.
”Vitin e kaluar kjo shifër ishte 241,7 kilogramë për person, e renditur para SHBA-së, shifra e së cilës ishte më pak se 211 kilogramë”, raportoi sot gazeta ”Saarbruecker Zeitung”, duke cituar të dhënat nga qeveria, përcjell albinfo.ch.
Ka pasur një rritje të konsiderueshme në përdorimin e letrës për paketim, nga më pak se 70 kilogramë për person në vitin 1991, në 96,3 kilogramë në vitin 2018.
Qeveria deklaroi se arsyeja ishte rritja e blerjeve online.
Megjithatë, qeveria dhe agjencitë e saj kanë pjesën e tyre të fajit.
Rreth 1,15 miliardë fletë letre u përdorën nga ata në vitin 2015. Kjo shifër ra në 1,05 miliardë vitin e kaluar.
Zëdhënësja e të gjelbërve në parlament për çështjet e mjedisit, Bettina Hoffman, u shpreh se prodhimi i letrës kërkon prerjen e pemëve, gjë që do të krijonte një hapësirë sa 40 000 fusha futbolli.
Ajo bën thirrje që reduktimi i mbetjeve të letrës dhe kartonit të mbështetet me ligj.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









