CH-Ballkani
Vendet që pezulluan fluturimet e aeroplanëve “Boeing 737 Max”, mes tyre edhe Kosova
Gjermania, Zvicra, Franca, Italia, Britania e Madhe gjithashtu kanë pezulluar fluturimet nga e të gjithë aeroplanëve “Boeing 737-8 MAX” si dhe “Boeing 738-9 MAX”
Një numër i konsiderueshëm i vendeve kanë pezulluar fluturimet nga “Boeing 737 MAX”, pas aksidentit në Etiopi, ku mbetën të vdekur 157 persona.
Në mesin e vendeve është edhe Kosova. Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar fluturimet e të gjithë aeroplanëve “Boeing 737-8 MAX” si dhe “Boeing 738-9 MAX”, mbi hapësirat ajrore të Republikës.
“Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës, informon të gjithë qytetarët se drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil, përkohësisht ka ndaluar të gjitha operimet e tipave të aeroplanëve ‘Boeing 737-8 MAX’ si dhe ‘Boeing 738-9 MAX’, mbi hapësirën ajrore të Republikës së Kosovës, për shkak të hetimeve në vazhdim lidhur me pajisjet e mjeteve ajrore ‘Boeing 737-8 MAX’ dhe ‘Boeing 738-9 MAX’. Kjo ndalesë hyn në fuqi menjëherë dhe vazhdon deri në njoftimin e rrudhës”, thuhet në njoftim, përcjell albinfo.ch.
Rregullatori i Bashkimit Evropian për siguri në aviacion ka suspenduar të martën të gjitha fluturimet në bllok të aeroplanëve të tipit “Boeing 737 MAX”, në masën më të sertë deri më tani ndaj prodhuesit amerikan të aeroplanëve pas përplasjes në Etiopi që la të vdekur 157 veta.
Vendimi u mori pasi Britania, Gjermania dhe Franca iu bashkuan dallgës së suspendimeve për aeroplanët si rrjedhojë e aksidentit të së dielës dhe ushtrimit të presionit ndaj SHBA-së për të dalë me një padi.
Britani e Madhe dhe Zvicra gjithashtu ju kanë bashkuar kësaj kampanje. Por, kjo është ndjekur edhe nga Malajzia, Omani, Kina, Indonezia, Brazili, Meksika, Australia, Singapori, Koreja e Jugut dhe Norvegjia i patën ndaluar më parë fluturimet me këtë tip avioni.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











