Bota
Vendet që kanë më së shumti rezerva të arit
Ari i blerë në vitet 2015 dhe 2016 ishte gjithashtu më shumë se 200 tonë, pra 206 dhe 200.7 tonë

Rusia kishte planifikuar që në vitin 2018 të blejë 300 tonë ari, sipas një raporti nga Këshilli Botëror i Arit, shkruan albinfo.ch.
Për 11 muajt e parë të vitit 2018 vendi ka rritur rezervat e tij të arit me një rekord prej 263.9 tonë, më shumë se sasia e blerë për gjithë vitin 2017, e barabartë me 223.5 tonë.
Ari i blerë në vitet 2015 dhe 2016 ishte gjithashtu më shumë se 200 tonë, pra 206 dhe 200.7 tonë.
Gjatë 10 vjetëve të fundit, Rusia ka rritur rezervat e saj të arit me 1.583 tonë, por ende zë pozitën e pestë midis vendeve me rezervat më të mëdha të arit.
Sipas të dhënave të fundit, rezervat e vendit tani janë 2,066 tonë, 370 tonë më pak se Franca, e cila është në vendin e katërt.
Ndër vendet e para me rezervat më të mëdha të arit në botë janë Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe Italia.
Pastaj në renditje ndiqen Rusia, Kina, Zvicra, Japonia, Holanda dhe India.
Kush janë blerësit e tjerë të mëdhenj në vitin 2018?
Turqia dhe Kazakistani blenë njëra 51 dhe tjetra 45 tonë, ndërsa India rriti rezervat me 33.9 tonë.
Dy vende afër nesh ishin gjithashtu ndër blerësit e mëdhenj të arit. Hungaria rriti rezervat e arit me 28.4 tonë, ndërsa Polonia bleu 25.7 tonë.
Më shumë se 10 tonë është një rritje për Mongolinë, ndërsa Argjentina bleu 7 tonë ari në 11 muajt e parë të vitit 2018.
Rezervat e arit në botë sot vlerësohen në 33,872 tonë, ndërsa vendet e Eurozonës, duke përfshirë edhe Bankën Qendrore Evropiane, kanë 10,778 tonë.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Nga Suedia, Rina Januzi nominohet në “Netët e Klipit Shqiptar 2025” Një storie suksesi nga Suedia ...
-
Dega e LDK-së në Zvicër shënoi 35-vjetorin e saj
-
Gjenevë: Anjeza Maqani diplomon me dy tituj në Universitetin Webster
-
Ekspozita “Gjergji në Art”, nderim artistik për 620-vjetorin e lindjes së Skënderbeut
-
Rrënjët që nuk thahen: Familja Limoni, muze i shpirtit shqiptar
Jeta në Austri
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri Nga pazaret e tregut te programet e besnikërisë së supermarketeve, ka shumë mënyra për t’i bërë...
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri