Lajme
Vendet në Evropë që duhen vizituar për Halloween

Halloween-in gjatë tetorit, pse të mos udhëtoni te një nga vendet e njohura të Europës? Këto destinacione do t’ju ofrojnë pa dyshim një përvojë të paharrueshme për Halloween.
Burg Frankenstein, Gjermani
Burg Frankenstein, ose Kështjella Frankenstein, e cila ndodhet në jug të Frankfurtit, në Gjermani, është vendi i përsosur për të kaluar festën e frikshme të Halloween.
Kjo kështjellë thuhet se ka frymëzuar romanin Frankenstein të Mary Shelley, i cili u botua për herë të parë në vitin 1818. Sot, në pjesën e brendshme të kësaj kështjelle historike është një restorant elegant ku vizitorët mund të shijojnë edhe një shfaqje teatrale duke darkuar.
Bruges, Belgjikë
Bruges, në Belgjikë, njihet si një nga qytetet e pushtuara nga fantazmat, me një ndërtesë në veçanti e cila u ka interesuar gjuetarëve të fantazmave në vitet e mëparshme.
IM Cooling Tower u ndërtua në vitin 1921. Kjo kullë është një central i braktisur, me një mjedis të brendshëm që duket sikur është mishërimi i trillimeve distopike.
Transilvani, Rumani
Pse të mos e kaloni Halloween-in në kështjellën e Drakulës, për një përvojë unike? Kjo kështjellë ndodhet në Transilvani, në pjesën qendrore të Rumanisë.
Qyteti i Brașov ka ndërtesa shumëngjyrëshe të stilit barok dhe Kështjella Bran është një fortesë mbresëlënëse me një arkitekturë frymëzuese të stilit gotik. Përveç admirimit të saj në tërësi dhe fotografimit të kështjellës nga larg, përjetoni përvojën e plotë të Drakulës duke bërë një udhëtim këtu ose duke darkuar në restorantin që ndodhet aty.
Edinburg, Skoci
Edinburgu është pa dyshim një destinacion i famshëm për udhëtarët gjatë tetorit dhe sezonit të frikshëm. Kështjellat e pushtuara nga fantazmat përbëjnë një nga atraksionet kryesore të Halloween-it në këtë qytet skocez, kështu që vizitorët që duan të përjetojnë një shëtitje me fantazmat ose një tur në një rezidencë të pushtuar prej tyre, do ta adhurojnë këtë vend.
Kalaja e Edinburgut është sulmuar shumë herë përgjatë historisë, duke shtuar kështu numrin e fantazmave që fshihen në këtë kështjellë.
Salzburg, Austri
Vizitoni Salzburgun, në Austri, këtë Halloween për të mësuar rreth gjuetisë së shtrigave që u zhvillua këtu në vitet 1675-1690, si dhe rreth dukurive fantazmë që erdhën si pasojë e kësaj përvoje.
Gjyqet e Shtrigave të Salzburgut u zhvilluan këtu në vitet 1600 dhe më shumë se 100 njerëz u vrarë për dyshime se bënin magji.
Kështjella Moosham në Salzburg ishte vendndodhja kryesore e këtyre gjyqeve, kështu që ia vlen të bëni një udhëtim këtu gjatë sezonit të Halloween.
Dublin, Irlandë
Nëse jeni më të interesuar për festën e mbrëmjes së Halloween, atëherë Dublini, në Irlandë, është vendi i duhur për ju në këtë muaj tetori. Irlanda thuhet se është vendlindja e Drakulës, më konkretisht në North Derry, midis Garvagh dhe Dungiven.
Bram Stoker u frymëzua për Drakulën nga Dublini, kështu që bëni një tur në një nga këto vende të shumta nëpër qytet ose thjesht bashkohuni në festimet gjatë mbrëmjes.
Irlanda mund të jetë edhe vendlindja e Halloween, pasi Festivali Puca që mbahet nga data 28 deri më 31 tetor shërben si një festë e Vitit të Ri Kelt.
Borgvattnet, Suedi
Borgvattnet është një fshat i vogël në veri të Suedisë. Për të arritur atje, vizitorët duhet të fluturojnë për në Aeroportin Umeå dhe më pas duhen tre orë rrugë me makinë deri në këtë destinacion të largët. Arsyeja për ta bërë këtë udhëtim të gjatë është përvoja që do të përjetoni në këtë rezidencë fantazmash, e cila duhet provuar të paktën një herë në jetë.
Në qytetin e vogël ndodhet Famullia Borgvattnet, e cila është ndërtuar në vitin 1876. Si godina më e pushtuar nga fantazmat në Suedi, Famullia Vicarage ka një kafene, një treg të hapur, ture me guida dhe madje edhe dhoma të lira që mund të rezervohen për këtë mbrëmje.
Kjo ndërtesë u cilësua si shtëpia më e pushtuar nga fantazmat e Suedisë në vitin 1947, pasi priftërinjtë thanë se kishin vënë re aktivitet të lartë të fantazmave aty. Që atëherë, ky destinacion është shndërruar në një atraksion për udhëtarët e guximshëm që duan të përjetojnë një histori me fantazma gjatë vizitës së tyre, në pritje të një nate të frikshme.
Pragë, Republika Çeke
Arkitektura gotike e Pragës dhe qyteti i vjetër historik duken magjikë gjatë gjithë vitit, por, gjatë vjeshtës, bëhen paksa të frikshëm.
Kaq mjafton për t’i bërë udhëtarët që të besojnë te fantazmat dhe kjo është arsyeja pse një vizitë në Pragë dhe në Kishën e Fantazmave është një ide e mrekullueshme për Halloween.
Për të shkuar në Kishën e Shën George nga Praga, udhëtarët duhet të shkojnë 200 km. në lindje të qytetit, deri në Lukova. Atje, ata do të gjejnë kishën e braktisur ku një artist vendas pati idenë që të krijonte modele të fantazmave të ulura nëpër stola. / The Travel
E-Diaspora
-
Presidentja e Kosovës ftohet nga Presidentja e Zvicrës për vizitë shtetërore në Zvicër Në Gjenevë, ndërkaq, Presidentja Osmani do ta ketë një takim me mërgatën shqiptare, e cila jeton...
-
Liridoni sjell në Zvicër shijen e bukës dhe ëmbëlsirave shqiptare
-
Lorena Kengji: Arti si një mënyrë për të qëndruar e lidhur me veten
-
Promovohen dy libra të krijuesit, Brahim Avdyli
-
Arrestohet 18 vjeçari shqiptar në Itali, mbante mbi 220 doza kokaine në xhep
Jeta në Austri
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri Kur bëhet fjalë për ngasjen në Austri, nuk duhet të keni kujdes vetëm për rregullat e...
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains
-
Hetimi për aksidentin ajror në Graz në 2024 i kalon Zvicrës