Kriza në Ukrainë
Vendet më të pasura të botës zotohen ta ndihmojnë Ukrainën me afro 20 miliardë dollarë
Vendet anëtare të G7-ës janë zotuar se do të sigurojnë afo 20 miliardë dollarë për ta mbështetur financiarisht Ukrainën, derisa ky shtet ta rimarrë veten nga pushtimi rus.
Në një komunikatë të përbashkët të ministrave të Financave të vendeve anëtare të G7 (Kandaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara), janë zotuar se ndihmën do ta shfrytëzojnë për të përmbushur boshllëkun financiar dhe për shumë nevoja të qytetarëve ukrainas.
Sipas vlerësimeve të Bankës Botërore, ekonomia e Ukrainës gjatë këtij viti do të pësojë rënie prej 45 për qind. E një prej arsyeve kryesore është bllokimi i porteve ukrainase nga ana e ushtrisë ruse.
Problemet me eksportet e grurit nga Ukraina, siç paralajmëruan Kombet e Bashkuara dhe organizata të shumta, mund të shkaktojnë uri në mbarë botën, veçanërisht në Lindjen e Mesme dhe Afrikë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kriza në Ukrainë
E-Diaspora
-
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani Të dhënat e Bruegel: Pjesa më e madhe e shqiptarëve në sektorë bazë... -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











